Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje, u arrestua nga policia në Shkodër.

Finalizimi i operacionit "Gjurmimi" pas marrjes së informacionit në rrugë operative , arrestoi Ilir Bajramin 40 vjeç, banues në Shkodër.

Gjykata e Shkodrës, më 11 prill 2017, ka njohur vendim e autoriteteve të drejtësisë greke ku Ilir Bajrami është i dënuar me 25 vite burg, për ngjarjen e ndodhur më 15 gusht 2001 në Athinë, Greqi.

Ilir Bajrami  ka vrarë me thikë një shtetas grek.