Një 30- vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për "terrorizëm" është arrestuar mesditën e sotme. Në pranga ka rënë Enos Begolli, 30 vjec, lindur dhe banues në Mitrovicë.

Begolli ishte shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare pasi ka qenë i dënuar me 4 vite burg, si i dyshuar se ka qenë luftëtar në Siri si pjesëtar i ISIS.

Pas kryerjes së procedurave ligjore nga ana jonë Enos Begolli i'u dorëzua strukturave të policisë së Kosovës nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, Kukës .

Redaksia Online
(B.k/Shqiptarja.com)