Arrestohet në Spanjë një prej pastruesve më të mëdhenj të parave në Europë

Arrestohet në Spanjë një prej pastruesve më të mëdhenj të parave në Europë

Pamje nga arrestimi

Një nga pastruesit më të mëdhenj të parave në Evropë u arrestua pak ditë më parë në Malaga, Spanjë, në kuadër të një operacioni ndërkombëtar të udhëhequr nga Guardia Civile spanjolle. Emri i personit nuk bëhet i ditur ndërkohë, që janë arrestuar edhe dy nga bashkëpunëtorët e tij. Arrestimi i tyre u krye nga 11 kontrolle të kryera në disa prona në Spanjë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

I dyshuari kryesor sipas Europol, ishte i përfshirë në një numër të madh çështjesh kriminale në të gjithë Evropën.

Personi në fjalë është përcaktuar nga Departamenti amerikan i Thesarit si njeri që i ka dhënë mbështetje për operacione pastrami parash klanit irlandez, Kinahan, konsideruar si një ndër organizatat më të mëdha kriminale në botë dhe në një konflikt të egër në Irlandë me një klan tjetër, klanin Hutch.

Arrestimi i tij vjen pas një hetimi kompleks të udhëhequr nga Guardia Civile spanjolle, e cila punoi së bashku në këtë rast me Agjencinë Kombëtare Britanike të Krimit (NCA), Policinë Kombëtare Holandeze (Politie) dhe Gardën irlandeze (An Garda Síochána), me aktivitet ndërkombëtar të koordinuar, nga Qendra Evropiane për Krimin Financiar dhe Ekonomik të Europolit.

Më shumë se 200 milionë euro të pastruara

Me bazë në Spanjë, i dyshuari kryesor dhe bashkëpunëtorët e tij ishin përgjegjës për mbledhjen e sasive të mëdha të parave nga organizatat kriminale, të cilat më pas do t’ia 'dorëzonin' organizatave të tjera kriminale në vende të tjera.

Paratë u transferuan duke përdorur sistemin bankar Havala, një metodë joformale e transferimit të parave pa lëvizur realisht asnjë para fizike. Gjatë hetimeve që zgjatën 1 vit e 5 muaj, dyshohet se të dyshuarit kanë pastruar mbi 200 milionë euro duke përdorur këtë metodë. Veprimtaria e kësaj organizate kriminale është mbarëbotërore.

Anëtarët kryesorë të organizatës në Spanjë kishin krijuar një markë vodka të promovuar në klubet e natës dhe restorantet në Costa del Sol për të maskuar burimin e fitimeve të tyre.

Në mënyrë të ngjashme, ata kishin themeluar një kompani në Mbretërinë e Bashkuar, në varësi të një kompanie tjetër me bazë në Gjibraltar, për të fshehur identitetin e vërtetë të administratorëve të kompanive që përdoreshin për të pastruar fitimet e paligjshme duke përdorur sistemin Havala.

Po kështu një ndër anëtarët ishte shitës makinash, në pika që përdoreshin për dhënie mjetesh organizatave kriminale, e të cilat ishin të pajisura me vende të posaçme për paratë dhe drogën.

Hetimi nisi nga Spanja në vitin 2021 pas kapjes së një sasie të madhe droge, 200 kg kokainë dhe 500 mijë eurosh kartëmonedhë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb