TIRANE- Policia ka vënë në pranga, G.k., 43 vjeç, i cili dyshohet se është një nga të përfshirët në grabitjen e bankës në Durrës, ngjarje e ndodhur të mërkurën në mesditë.
Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë në bashkëpunim me Policinë e Durrësit kanë arrestuar G.K., i cili dyshohet se është autor në grabitjen e bankës në Durrës.
Durrës, grabitje banke si nëpër filma Autorët me "fytyrë maskë" si pleq
Një maskë profesionale me fytyrën e një të moshuari është përdorur për grabitjen e një banke të nivelit të dytë në Durrës. Autorë të kësaj ngjarjeje ishin dy persona të cilët kanë qenë të pajisur edhe me armë zjarri. Policia arrestoi një prej autorëve, si dhe shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tij. Burime pranë bluve të qytetit bregdetar thanë se grabitësit e kanë përdorur maskën për të mos u identifikuar nga rojet e bankës, si dhe nga kamerat e sigurisë.
Ngjarja
Një bankë e nivelit të dytë në qytetin bregdetar ka rënë pre e dy grabitësve. Ngjarja u shënua mesditën e kësaj të mërkure në lagjen numër 3 në Durrës, afër Bashkisë. Në pranga ra Alban Duka 31 vjeç, banues në Tiranë, si dhe në kërkim u shpall bashkëpunëtori i tij (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur). Sipas policisë, dy grabitësit e maskuar fillimisht kanë neutralizuar rojet në hyrje të bankës, dhe më pas kanë hyrë në ambientet e brendshme të saj. Nën kërcënimin e armëve, ata kanë arritur të marrin nga punonjësit e bankës shumat prej 8.765 Dollarë, 7.015 Euro, 17.741.320 lekë të vjetra, dhe më pas janë larguar. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, blutë e Durrësit mbërritën në vendin e ngjarjes, duke ngritur edhe postoblloqe në rrugë të ndryshme të qytetit.

Deklarata
Burime nga policia thanë se disa prej banorëve të lagjes numër 3 në Durrës, të cilët kishin qenë edhe protagonistë në ngjarje kanë dhënë në polici deklaratën e tyre. Mësohet se një nga banorët ka parë skenën kur dy grabitësit kanë dalë me vrap nga banka dhe janë larguar me një motorr. “Njëri prej tyre kishte një çantë të hedhur në krahë dhe të dy ikën me vrap drejt një motorri dhe u largua së bashku me të”, mësohet të ketë thënë banori në polici.
Arrestimi
Lidhur me këtë deklaratë, policia e cila ngriti postoblloqe në disa rrugë të Durrësit, ka ushtruar edhe kontrolle për çdo qytetar që kalonte me motorr. Policia tha se 31 vjeçari u vu në pranga në afërsi të rrugës së plazhit, ndërsa shoku i tij arriti të largohej. Mësohet se i riu kishte me vete çantën me paratë e marra nga banka, si dhe sende të cilat u përdorën për grabitjen e saj. Sipas burimeve, Dukës iu gjet edhe maska me fytyrën e të moshuarit, e cila u sekuestrua nga policia në cilësinë e provës materiale. Dy grabitësit do të paraqiten në Gjykatën e Durrësit për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit”,”Armëmbajtje pa leje” të kryera në bashkëpunim.
/Shqiptarja.com

VIDEO