Goditet banda e gjobëvënësve, kapet i ‘forti’ i Shkodrës Safet Bajri dhe disa anëtarë të fisit

Arrestohet në Tiranë Safet Bajri (Rustemi), i njohur edhe si “i forti” i Shkodrës. Arrestimi është kryer mbrëmjen e djeshme në zonën e ‘Xhamllikut’ nga policia e kryeqytetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe prokurorinë e Shkodrës ndërsa aksioni ende vijon. Operacioni ka nisur pasditen e djeshme rreth orës 17:00 në Tiranë dhe Shkodër njëkohësisht për të goditur fisin Bajri.

Report Tv sjell pamjet nga operacioni që është realizuar pasdite në lagjen Dobraç në qytetin verior të Shkodrës, ku banon familja Bajri, ndërsa janë kryer kontrolle të shumta në banesa. Por, Safet Bajri është arrestuar në Tiranë së bashku me tre persona të tjerë në zonën e ‘Xhamllikut’, ndërsa në Shkodër janë ndaluar disa persona të tjerë të fisit, por emrat ende nuk bëhen publikë nga policia. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se janë prerë mbi 15 urdhër arreste.

Ai theksoi se Safet Bajri është arrestuar për llogari të drejtësisë belge, pasi është dënuar në Bruksel me disa vite burg për disa vepra penale, ndërsa aktualisht ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në pritje të vendimit nëse do të ekstradohet për të vuajtur dënimin.

Ndërkohë që gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno shprehet se sipas burimeve nga prokuroria, Bajri është arrestuar për llogari të drejtësisë shqiptare pas kallëzimit të disa biznesmenëve në qytetin verior për gjobëvënie. Ende nuk dihet roli i Safet Bajrit në këtë procedim, por nëse 42-vjeçari do të ketë telashe me drejtësinë shqiptare bllokohet ekstradimi në Belgjikë. Ligji nuk lejon ekstradimin përsa koha ka procedim edhe në Shqipëri. Ndërkohë që ne rastin konkret nuk kemi marrëveshje ekstradimi me Belgjikën, prandaj duhet të bëhet njohja e dënimit në Shqipëri.

Safet Bajri është shprehur pak kohë më parë se me drejtësinë shqiptare, por edhe atë blege nuk ka asnjë problem, por prokuroria mendon ndryshe duke lëshuar urdhër arrestin. Safet Bajri është cilësuar nga opozita shqiptare si pjesë e familjeve kriminale që veprojnë në qytetin e Shkodrës.

Nga operacioni janë sekuestruar armë dhe drogë, por nuk dihet sasia dhe cfarë lloji, pasi operacioni është ende në vijim. Policia e Shtetit ka deklaruar se ditën e sotme do të ketë një deklaratë për mediat në mbyllje të operacionit. Ndërkohë që në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar disa persona edhe në Belgjikë dhe në Angli.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cansas City: 22/09/2018 20:50

    Po Nin Bubaçi ku asht??! Apo nuk asht ma e forte??!! Ha ha ha

    Përgjigju
    • Eri: 22/11/2019 00:16

      Kush eshte ky

    • Amsterdam city: 19/06/2019 11:06

      I rrufsh karin

  • Parruciani: 22/09/2018 12:52

    vetem respekte per Lul Kullen se te pa beset aty e kan vendin fisi i Bajreve i kan ba llogarit keq kur jan kam me Lul Kullen se per Lulin ka respekt tan shteti e policia e shiku,asht nje djal puntor qe nuk e lejon krimin me çu kry sidomos fisin e Bajreve qe i ka ne dor me i sjell si te dojn vet

    Përgjigju
    • Hhahha: 22/09/2018 16:52

      Hahaha o keke me probleme mendore o paska hi luli hahaha

    • Justice: 22/09/2018 15:28

      Respekte per RENEAN qe te ulin koken jo kta qe permend ti e shoket e tu,bashke me kto palo politikane qe kane secili bandat e veta e gjyqsor te korruptuar.Bravo per ata njerez qe akoma e kane nje fije dashurie per kte vend dhe njerezit.

  • Rusi: 22/09/2018 12:50

    bashk diten e mir atje ku je mor Lul Kulla je Luani i Shkodres po e pastron Shkodren nga llumi bravo te qoft

    Përgjigju
  • shkodrani: 22/09/2018 11:47

    Lul Kulla je mbreti ne shkoder i shkatrrove edhe me shtet Bajret

    Përgjigju
  • Ligji: 22/09/2018 11:16

    Po. Shume bukur, bravo policia. Problem eshte tani te gjeni dhe prokuror e gjykates se ata semuren dhe fillojn me raporte mjekësore fallco.. Merni prokuror e gjykates borxh nga USA se me ata aty, keta minjtë nuk e mbushin vitin ne burgje.

    Përgjigju
  • Ligji: 22/09/2018 11:16

    Po. Shume bukur, bravo policia. Problem eshte tani te gjeni dhe prokuror e gjykates se ata semuren dhe fillojn me raporte mjekësore fallco.. Merni prokuror e gjykates borxh nga USA se me ata aty, keta minjtë nuk e mbushin vitin ne burgje.

    Përgjigju
  • Buka e Tuçit: 22/09/2018 11:05

    Kan kap toto riinen po ju ka ik provenzano. Kapni enverin e mos na nxjerrni safetin 30 vjec te fortin e shkodres. O Fieri... ban hesap kush asht gjall e kush jo ... e te del pergjigjja vet

    Përgjigju
    • Erik: 22/09/2018 15:35

      Bukur e ke thene punen e me te fortit te Shkodres.

  • shteti: 22/09/2018 08:57

    O Lul Kulla tu baft dita 1000000....ju a dute Bajreve edhe me shtet hallall

    Përgjigju
  • fieri: 22/09/2018 08:52

    kush kan qen me te fortet ne shkoder kta bajret apo mir kocia.??

    Përgjigju
    • Deputei: 22/09/2018 12:39

      Mir Kocia ka ken Zot ne shkoder e ne veri fiero

  • Shkodra: 22/09/2018 05:56

    Ma ne fund ! Ishalla nuk e leshojn ma i ban disa vite mren se kohet e fundit u kthy ne tmerrin e shkodres

    Përgjigju
    • Avokati: 22/09/2018 09:33

      5-6 muj e do dali vlla , pastaj do te ftojme per kafe edhe ty

  • Eri: 22/09/2018 02:50

    Po ca pergatit Artan hoxha ai eshte i lidhur vet me krimin sikur e nxori te pa fajshem kete djalin ne belgjik ja beri gjyqin ne intervist cne e arestuan sot , sala eshte plak ka rjedhur e ka nga mosha po me duket na doli e kunderta

    Përgjigju
    • Erik: 22/09/2018 15:36

      @Fredi, nuk jam une jo. Mund te harroj ndonje germe ne fjali nga shpejtesia, por jo 4-5. Pastaj s'kam ate mendim per Hoxhen.

    • Fredi: 22/09/2018 09:29

      Mos u bej i keq o Erik. Ka marre nje dore paresh se i duheshin hahaha

  • I pervutshmi: 22/09/2018 02:02

    Lirohet para zgjedhjeve vendore. I duhen partise kta bajrajt

    Përgjigju
  • Ome plako: 22/09/2018 00:19

    E sakte si gjithmon artan hoxha interviston ato para se te arrestohen si mark frroku si balili apo si tjer e tjer se ai pergatit vet kto gjona

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë