Pas operacionit në Shkodër dhe në Tiranë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijojnë operacionet edhe në disa qytete të tjera të vendit. 

Në Shkodër u godit grupi i Bajrajve ku u arrestua Safet Bajraj dhe disa anëtarë të fisit, ndërsa janë prerë mbi 15 urdhër arreste.  Grupi i goditur dyshohet se u vinte gjoba bizneseve.

Ndërkohë që në aksioni vijon edhe në qytete të tjera për të goditur elementët kriminalë të dyshuar për ngjarjet e fundit.

Operacioni mbrëmjen e sotme vjen pas atyre në Krujë dhe Divjakë për arrestimin e personave të dyshuar për ngjarjet e fundit kriminale në vend.