TIRANE - Aksioneri i ekipit të Partizanit, Paro Laçi është arrestuar nga forcat speciale të policisë së Tiranës në një operacion sekret. Laçi është arrestuar për llogari të drejtësisë italiane, pasi akuzohet për trafik ndërkombëtar droge. Arrestimi është realizuar pas komisariatit numër 2 të Tiranës, në lagjen “21 Dhjetori”.
Paro Laçi në vitin 2011 është dënuar nga gjykata e Milanos me 10 vjet burg nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Pas arrestimit pritet vendimi i Gjykatës për të realizuar edhe ekstradimin e tij drejt Italisë për të vuajtur dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.
Paro Laçi u arrestua rreth dy vite më parë për korrupsion dhe qëndroi në ambientet e paraburgimit për 9 muaj, për t’u liruar më pas.
Ai akuzohej se kishte ndikuar tek gjyqtarët e Apelit në Shkodër, së bashku me disa persona të tjerë, për lirimin e Altin Viganit, dënuar me 25 vite burg për vrasje, duke ofruar 125 mijë euro. Paro Laçi u arrestua ne mars te 201 1 në momentin që po merrte 40 mijë euro nga një biznesmen. Kundrejt kësaj shume, ai i kishte premtuar këtij biznesi sigurimin e një licence dhe leje minerare për shfrytëzimin e një miniere në Bulqize, ndërsa u akuzua ne atë kohë edhe për trukim ndeshjesh sportive. E megjithatë pas 9 muajsh paraburgim u la i lirë.
Gjatë asaj kohe ai akuzoi madje edhe kryeministrin Berisha, duke e bërë atë përgjegjës për arrestimin e tij. Deklaratat u bënë nga salla e gjyqit, ku Laçi para trupit gjykues në Durrës në pritje të caktimit të masës së sigurisë theksoi se arrestimi i tij ndodhi ngaqë “kam mbështetur gjithmonë Berishën, ndërsa tani jam kundër tij”.
(jd/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com