Arrestohet nënkomisari i Rinasit
akuzohet për korrupsion
Lejonte largimin nga Shqipëria të shtetasve që nuk duhej të largoheshin në këmbim të shumave që varionin nga 400 deri në 500 €. Arrestimi i Eduart Çelmetës sot pasdite në aeroportin “Nënë Tereza”
TIRANE - Një Nënkomisar, Kontrollor në Komisariatin e Policisë së Kufirit & Migracionit në aeroportin e Rinasit u arrestua sot nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme. Arrestimi i Eduart Çelmetës u bë rreth orës 18.00 të pasdites së sotme (10 dhjetor) në aeroportin “Nënë Tereza”, pas një hetimi intensiv disa mujor. Ai akuzohet për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.
“I arrestuari Çelmeta, në mënyrë të vazhdueshme dhe në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës, në këmbim të përfitimeve të paligjshme financiare në shuma që variojnë nga 400 deri në 500 €, ka lejuar kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror në aeroportin e Rinasit të shtetasve të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.
KUSH ISHTE ÇELMETANënkomisar Eduart Çelmeta, i datëlindjes 14.01.1964, lindur dhe banues në Tiranë ishte me detyre Kontrollor në Komisariatin e Policisë së Kufirit & Migracionit në aeroportin e Rinasit. Arrestimi i 42-vjeçarit u bë për veprat penale, “Korrupsioni pasiv nga personat që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuara nga neni 259 dhe 248 i Kodit penal. Çelmeta ka lejuar kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror në aeroportin e Rinasit të shtetasve të që për arsye të ndryshme nuk duhet të largoheshin nga Shqipëria.
Për nënkomisarin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurimit “arrest në burg”.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm i Ministrisë së Brendshme po vijon veprime të tjera hetimore, për zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Redaksia online
(eç/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.2%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74.3%
Vota total: 191
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!
24 Janar, 22:56
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Fillon ndërtimi i rrugës së Komanit në Vaun e Dejës, kryebashkiaku Beci: I shërben mijëra banorëve, turizmit dhe lidhjes së HEC-eve
24 Janar, 22:33
-
‘Lufta dhe paqja’, Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
24 Janar, 22:20
-
Analiza e VOA: Elon Musk dhe historiku i manjatëve në politikën amerikane
24 Janar, 22:15
-
Propozimi i PD për Diasporën, Braçe i prerë: Jo, s’mund të votohet me dokumente të huaja për Shqipërinë! Nuk ndodh kurrkund, është fyerje
24 Janar, 22:12
-
Grupet e para të imigrantëve dëbohen nga Shtetet e Bashkuara me aeroplanë ushtarakë
24 Janar, 22:10
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Të armatosur deri ‘në dhëmbë’, ushtria amerikane zbarkon pranë kufirit me Meksikën (VIDEO)
24 Janar, 21:56
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën
24 Janar, 21:37
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12