TIRANË - Cary Lee Peterson, një lobist amerikan i cili ka pasur një bashkëpunim mjaft të ngushtë me deputetin shqiptar Koço Kokëdhima është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të dielën që kaloi, nga FBI. Cary Lee Peterson, 36 vjeç është akuzuar me dy akuza certifikimit të rreme dhe një akuzë për mashtrim të letrave me vlerë. Agjentët e FBI-së e arrestuan Peterson March 13, 2016 në Aeroportin Ndërkombëtar të San Francisco, sapo ai mbërriti nga një fluturim ndërkombëtar. Peterson do të gjykohet në SHBA në gjykatën federale të San Francisco nga gjyqtari Joseph C. Spero. Lajmi fillimisht në Shqipëri është bërë i ditur nga prtali on-line hashtagalbania.com

Akuzat
Sipas dokumentacionit të bërë publik nga FBI-së, Peterson ka bërë një mori shkeljesh ligjore shumica e të cilave kanë të bëjnë me mashtrime për përfitime financiare. 36-vjeçari nëpërmjet OJF-ve ka përfituar shuma të mëdha financiare. Peterson pretendonte se shoqata e tij ECCO2, kishte pronësi intelektuale mbi kompaninë RVPlus dhe se kjo shoqatë vepronte nën autoritetin e Organizatës së Kombëve të Bashkuara, OKB-së.

miku kodhimes peterson