ELBASAN- Strukturat e krimit ekonomiko financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të qarkut Elbasan, arrestojnë në flagrancë shtetasit Algert Lami, 33 vjeç, banues në Korçë me detyrë shef i zyrës operacionale në Doganën e Kapshticës.
Gjithashtu u bë edhe arrestimi i shtetasit Krenar Halimllari, 38 vjeç, banues në Elbasan me profesion tregtar.
Sipas policisë këta shtetas akuzohen për kryerjen e veprave penale të korrupsionit pasiv që lidhet me veprimtarinë doganore, si dhe për tregtimin dhe transportimin e mallrave kontrabandë.
Ndërsa dy doganierët e turnit, Lulzim Kodra dhe Vasfi Toska u proceduan ne gjendje të lirë për falsifikim të dokumentave dhe shpërdorim detyre.
Redaksia online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com