Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë, çfarë deklaron policia

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë, çfarë deklaron policia

Një person është vënë në pranga nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile gjatë luftës. Njoftimi është konfirmuar nga Sektori i hetimit të krimeve të luftës në Policinë e Kosovës.

“Është arrestuar një person i komunitetit egjiptian i dyshuar për krime lufte në Kosovës gjatë vitit 1999”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sipas policisë, i arrestuari, është dërguar në Qendrën e ndalimit, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i të dyshuarit.

“Aktvendimi mbi ndalimin e personit të arrestuar, është lëshuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se kishte kryer veprat penale: Krime lufte kundër popullsisë civile”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Policisë së Kosovës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani