Arrestohet një nga bosat e mafies ‘Banda della Magliana’, i lidhur me bandat shqiptare të karteleve të drogës në Amerikën Latine! Lëshohen 28 urdhër arreste

Policia italiane ka arrestuar një nga bosat e mafies Marcello Colafigli, të ‘Banda della Magliana’. Colafigli i njohur si 'Marcellone i cili frymëzoi personazhin e 'Bufallos' në librin 'Romanzo Criminale', nuk ishte larguar nga skena kriminale e kryeqytetit.

Ai ishte një nga personat e fundit të organizatës që kryesisht vepronte në Romë, në zonën e Maglianës dhe në bregdetin e Lacios.

 Ndërkaq efektivët kanë lëshuar edhe 28 urdhër arreste, mes tyre të përfshirë 22 italianë, 2 shqiptarë, një kosovar të njohur si Erion Hyseni i njohur si “Biondi”, shqiptari i Kosovës, Naser Xhylani i njohur si “Jugori” apo “Luani” dhe shqiptarin tjetër Roland Nurçe i njohur si “Landi”, si dhe një maqedonas.

Sipas mediave vendase 70 vjeçari ishte dënuar me burgim të përjetshëm për katër vrasje, por ishte në gjysmëliri prej datës 30 tetor të 2019.

Mirëpo përsëri kishte arritur të planifikonte shitblerjen e sasive të mëdha të lëndëve narkotike nga Spanja dhe Kolumbia, duke mbajtur marrëdhënie me eksponentë të ‘ndrangheta-s, Camorra-s, mafies së Foggia-s dhe me shqiptarë të përfshirë në një kartel droge që vepronin në qytetin Turbo, Kolumbi.

"Colafigli dyshohet se ka fituar besimin e një grupi shqiptarësh të përfshirë në një kartel kolumbian që vepronte në qytetin Turbo (Kolumbi). Njeriu në krye të të ashtuquajturit grupi shqiptar, pikë kontakti me kartelin kolumbian, doli vullnetarisht të shkonte personalisht për të negociuar me furnitorët e Amerikës së Jugut dhe pasazhin nga përgjimet në të cilat ai përshkruan vështirësitë që do të përballeshin për të hyrë ilegalisht",- shkruan media italiane rainews.it

Organizata kriminale e Colafigli bleu sasi prej 30 kg kokainë për t’u importuar në Itali nga Kolumbia, me transport brenda një kontejneri me destinacion përfundimtar portet e Gioia Tauro ose Napoli, por importi më pas nuk u krye për shkak për humbjes e shumës prej 200 mijë euro të destinuara për furnitorët. 

Në këtë rast janë edhe dy persona që ende nuk janë identifikuar plotësisht, ata janë një kolumbian misterioz i quajtur “Pachito” dhe “Cittillo” nga Napoli. Organizata në fjalë importoi edhe disa qindra kilogramë hashash nga Spanja me 1700 euro kilogrami, për t’u hedhur më pas në treg me 4500 euro. Lënda narkotike mbërriti në Itali në një fund të rremë të një kamioni me targa spanjolle.

Hetimet në lidhje me këtë grup kriminal me bazë në Romë dhe shtrirje deri në Mahliana dhe Lazio, kanë nisur në qershor të vitit 2020.

Mes personave në grupin kriminal përgjegjës për shpërndarjen e drogës është edhe një burrë, i plagosur nga të shtënat me armë zjarri më 25 mars 2024, gjithashtu marrësi i urdhër-arrestit të sotëm. 

Megaoperacioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte ku autoritetet kanë sekuestruar edhe rreth 400 mijë euro gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve.

Xh.K/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!