SHBA-Policia ka arrestuar një person për vrasjen e shqiptarit Grei Frashëri pak ditë më parë. I arrestuari është Anthony Valentini 35 vjeç, me precedent të mëparshëm penal, pasi ka qenë i arrestuar për armëmbajtje dhe drogë.
Sipas grupit hetimor, Anthony Valentini qëlloi me armë Grei Frashërin, por plumbat nuk e zunë, ndërsa më pas shqiptari u godit për vdekje me thikë në qafë nga një bashkëpunëtor i 35-vjeçarit, cili është në kërkim.
23-vjeçari shqiptar humbi jetën në datë 7 shtator në Bay Ridge të Brooklyn, pavarësisht ndihmës së parë që iu dha nga një agjent i shërbimit sekret amerikan. Ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe personat e përfshirë.