Tentoi të trafikonte 38 kg heroinë drejt Italisë, kapet në Durrës organizatori (VIDEO)

Policia e Durrësit ka vënë në pranga organizatorin dhe poseduesin e 38 kilogramë heroine, që u kapën dy javë me parë në Portin e Durrësit dhe që kishin si qëllim trafikimin drejt Italisë.

Në vijim të operacionit të koduar "Parkingu" u arrestua Pirro Çapi 55 vjeç, banues në lagjen nr. 4 Durrës.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Por si u zbulua heroina dy javë më parë? 38 kg heroine u kapën në një kamion në Portin e Durrësit mbrëmjen e 17 majit. Kamioni në të cilën ndodhej lënda narkotike ishte gati për të nisur drejt Bari e Italisë, por u zbulua nga policia kufitare e Durrësit. Në pranga u vu drejtuesi i kamionit Dhimitër Zykaj, 49 vjeç, banues në Babrru, Tiranë,  i cili po transportonte lëndën narkotike drejt Italisë.

Lënda narkotike ishte e darë dhe paketuar në 68 pako, mbi të cilat shënoheshin 3 kode, me kryq me ngjyrë të kuqe, të zi dhe kafe, që tregon se heroina kishte destinacion për tre grupe të ndryshme kriminale.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të kamionit në vijën e dytë, poshtë sediljeve u konstatuan dy vende të fshehta brenda të cilëve ishin fshehur 68 pako me heroinë, me peshë totale rreth 38 kg. Kamioni-trajleri po transportonte një skaf të prodhuar në Shqipëri drejt Italisë tek blerësi italian. 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Durrsaku: 03/06/2020 19:01

    Vlonjat eshte?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja