Meksikë-Lideri i kartelit Sinaloa, një prej karteleve më të mëdha të drogës në botë, Joaquin Guzman është arrestuar në Meksikë. I njohur si El Chapo, Guzman ka qenë në arrati që prej vitit 2001 kur u arratis nga një burg i sigurisë së lartë.

Baroni i drogës u arrestua në Sinaloa gjatë një operacioni të përbashkët të anti-drogës amerikane me atë meksikane. 

Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto përdori ‘Twitter’-in për të përgëzuar forcat e rendit të përfshirë në arrestimin e Guzman. Departamenti amerikan i Shtetit kishte ofruar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për këdo që jepte informacione që do të çonin në arrestimin e tij.