Policia italiane antimafia ka arrestuar një tjetër mafioz në arrati, vetëm dy javë pas arrestimit të bujshëm më 16 janar të superbosit sicilian të Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro, në një klinikë shëndetësore në Palermo, Siçili . Këtë herë është  Edgardo Greco, 63 vjeç, i cili u kap në Saint-Etienne, Francë, ku punonte me pseudonimin Paolo Dimitrio si picaiolo – ose kuzhinier picash– në restorantin italian Caffe Rossini.

Greco, i lidhur me 'Ndrangheta' kalabreze, u dënua në mungesë në vitin 1991 për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Stefano dhe Giuseppe Bartolomeo, të cilët dyshohet se i kishte vrarë me shufra hekuri përpara se t'i shpërndante trupat e tyre në acid, sipas dokumenteve të gjykatës. Ai u kishte shmangur zyrtarëve ligjzbatues italianë që nga dënimi i tij.

I përshkruar si një "i arratisur i rrezikshëm" nga Nicola Gratteri, prokurori antimafia që drejtoi hetimin si kreu i Prokurorisë Publike të Catanzaro, Kalabria, Greco u dënua gjithashtu për tentativën e vrasjes së disa zyrtarëve të burgut, duke i dhënë pseudonimin " vrasës burgu.” Matteo Messina Denaro u arrestua në një klinikë private në Palermo.

Bosi mafioz Matteo Messina Denaro, njeriu më i kërkuar në Itali, arrestohet në Siçili Gratteri filloi të afrohej me Greco pasi ai u shfaq në një artikull në gazetën franceze Le Progres, të cilin restoranti e postoi në faqen e tij zyrtare në Facebook , konfirmoi zyra e prokurorisë për CNN. Policia në Kalabri tha gjithashtu se ai postonte rregullisht në rrjetet sociale me emrin e tij të rremë. Numri i telefonit të restorantit u shkëput kur CNN u përpoq të telefononte të premten.