Arrestohet për kontrabandë mallrash
një doganier në Hanin e Hotit

Arrestohet për kontrabandë mallrash<br />një doganier në Hanin e Hotit
SHKODER- Një doganier i pikës kufitare në Hanin e Hotit në Shkodër është ndaluar nga policia mbrëmjen e sotme, pasi akuzohet se ka favorizuar një shtetas për kalimin e mallrave kontrabandë. Gjatë mbrëmjes së sotme, është bërë i mundur ndalimi i dy shtetasit Arben Hakaj, 47 vjeç, pasi akuzohet për futjen e detergjenteve kontrabandë nga Mali i Zi.
 
Policia bën me dije se 47-vjeçari Arben Hakaj akuzohet për veprën penale: “Transportim, depozitim e tregtim i mallrave kontrabandë”.
 
Ndërsa shtetasit Taulant Burrja, 47 vjeç, me detyrë doganier në doganën e Hanit të Hotit, akuzohet për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, pasi ka favorizuar e ndihmuar shtetasin Arben Hakaj, për kontrabandimin e kësaj sasie mallrash.
 
Të njëjtat burime shtojnë se 47-vjeçari Hakaj u kap në flagrancë në vendin e quajtur “Rus”, me mjetin e tij tip “Benz”, me targa SH 8367 D, ku kishte ngarkuar një sasi prej 111 bidonë detergjent të lëngshëm, të cilat i kishte futur kontrabande nga Mali i Zi.
 
Në sajë të një kontrolli të imtësishëm të kryer në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 59 arka vaj dhe 60 pako me detergjentë të ndryshëm, si dhe një sasi e konsiderueshme mallrash të ndryshëm industrialë.
 
Redaksia Online
(m.s/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)