TIRANE- Policia e Tiranës ka arrestuar pasditen e kësaj të enjteje, drejtorin e Drejtorisë së Tatimeve të Tiranës,40 vjeçarin Androkli Kokthi. Arrestimi i Kokthit është bërë nga Specilaistët e Antikorrupsionit me urdhër të Prokurorisë së Tiranës.

Drejtori Rajonal i Tatimeve Tiranë, Kokthi akuzohet për "shpërdorim detyre” dhe "korrupsion". Hetimet ndaj tij, kishin nisur prej disa muajsh nga Policia dhe Prokuroria e rrethit Tiranë, pas denoncimit të një subjekti privat.

Prokuroria e Tiranës, përmes një njoftimi për mediat jep detajet mbi arrestimin e Drejtorit Rajonal të Tatimeve në Tiranë, Androkli Kokthi.
 
Sipas organit të akuzës, Kokthi akuzohet për ”shpërdorim detyre”, pasi në kundërshtim me ligjin, ka lejuar kthimin e mallit të konfiskuar një subjekti tregtar privat që ushtron veprimtarinë në shit-blerjen e pjesëve këmbimit të automjeteve.
 
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se gjatë muajit mars 2015 është konstatuar nga ana  e kontrollit tatimor se në subjektin tregtar L.B gjendje një sasi malli pa faturë, me vlerë totale 4 milionë lekë.
 
Sipas prokurroisë, disa kohë pas konfiskimit të mallit, Kothi ka urdhëruar lirimin dhe kthimin e  mallit në subjektin privat, të cilit i ishte gjetur malli pa faturë. Një veprim i tillë sipas Prokurorisë është në kundërshtim me ligjin pasi malli i konfiskuar nuk mund të kthehet por vetëm mund të blihet.

Në këtë mënyrë, sqaron prokuroria, Kothi ka shfuqizuar urdhrin e konfiskimit të dhënë në Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.


foto
kokthi
 (Androkli Kokthi)

 
androkli kokthi me logo
(Androkli Kokthi me bashkëshorten në Paris)

Ja njoftimi i Policisë së Tiranës

Arrestohet për shpërdorim detyre. 

Me datë 18.02.2016 nga specialistët e Antikorrupsionit në Drejtorinë e Policisë Tiranë u arrestua shtetasi Androkli Kokthi, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Pas një hetimi disa mujor ndaj shtetasit  Androkli Kokthi  me funksion Drejtori Rajonal i Tatimeve Tiranë, u arrestua për  shpërdorim detyre.
Prokuroria ka nxjerr urdher  ndalimi per shperdorim detyre ku vetem nje subjekti i eshte vertetuar kthimi i mallit ne kundershtim me lìgjet .ne vlera te medha  
Dyshohet dhe raste te tjera te cilat jan ende ne hetim.


Kush është Androkli Kokthi
Androkli Kokthi mbulon që nga janari i vitit 2014 postin e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale Tatimore të Tiranës.
 
Mësohet se Kokthi është rikthyer në administratën tatimore pas një shkëputjeje të gjatë. Kreu i arrestuar i Drejtorisë Rajonale ka punuar për disa vite në departamentin e taksave pranë Bashkisë së Tiranës, e më pas pranë një subjekti privat.
 
Nuk është hera e parë që Kokthi përballet me akuza për shpërdorim detyre. Në mars 2015 ai u akuzua nga një vartës i tij për shpërdorim detyre dhe abuzime me qëllim përfitmi.
 
Sipas akuzës, Kokthi, ne bashkëpunim me Drejtorin e Kontrollit dhe përgjegjësin e kontrollit, vonojnë procedurat e kontrolleve në subjekte. Për kohën e vonuar nga tatimet, subjektet debitore ngarkohen me kamata e gjoba.
 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)