I hapi 'shteg' biznesit të vidhte energjinë elektrike nga zyrat e shtetit, arrestohet ish-kreu i LSI Gjirokastër

I hapi 'shteg' biznesit të vidhte energjinë elektrike nga zyrat e shtetit, arrestohet ish-kreu i LSI Gjirokastër

GJIROKASTËR- Ndalohet ish- Drejtori i Agjencisë së Trajtimit Social dhe ish-kryetari i degës së LSI në Gjirokstër, Armand Mamani. Report Tv mëson se arrestimi i Mamanit ka ardhur pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Sipas burimeve të Report Tv Mamani është arrestuar në flagrancë pasi një subjekt privat u zbulua nga kontrollorët e OSHEE dje teksa ishte duke shfrytëzuar energji elektrike nga godina e Drejtorisë së Agjencisë së Trajtimit Social që ndodhet në Pazarin Karakteristik.

Pronarja e këtij subjekti privat L.B, 40-vjeç, është arrestuar nga polici dhe ka dhënë shpjegime qe energjinë e merrte me lejen e Armand Mamanit. Policia pas  dëshmisë  së 40-vjeçares ka arrestuar edhe Mamanin. Dy të arrestuarit akuzohen edhe për vjedhje energjie të kryer në bashkëpunim.

Po ashtu në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe E.Zh 53-vjeçar banuese në Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike".

Arrestimi, ndalimi dhe shpallja në kërkim i këtyre personave u bë pasi në depon e A.M.K.S. Gjirokastër është konstatuar   një kabëll elektrik i lidhur në mënyrë të paligjshme, i cili përcillte energji elektrike në një objekt dy katësh, ambient i përshtuar për aktivitet  tregtar, në përdorim L.B dhe E.Zh., veprim i cili është kryer me miratimin e ish drejtorit të A.M.K.S. Gjirkoastër A.M, i cili i kishte të afërme shtetaset e mësipërme.

Armand Mamani ka qenë kryetar i degës së LSI para dy vitesh në Gjirokastër.  Ai është shkarkuar edhe nga posti që mbante më parë në vitin 2015 si drejtor i spitalit të Gjirokastrës. Në atë kohë ai akuzohej për abuzime me detyrë dhe u shkarkua pas një kontrolli nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë policia po heton në lidhje me zbardhjen e shkeljeve të tjera të mundshme nga Mamani.

Mbrëmjen e djeshme është arrestuar në flagrancë ish-Drejtor i Agjencisë së Trajtimit  Social pasi kishte dhënë leje që një biznes të merrte energji elektrike ilegalisht nga godina që ai drejtonte. 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 01/09/2019 17:46

    Dhe ky si gjithë Drejtoret , bashkiaket, ministrat e leshitdhise, te gjithë hajdute te rrezikshme, leshelise force fashiste qe vdiq me 30 qershor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë