LSI 'zhduk' nga partia ish-kryetarin e Gjirokastrës, por më pas 'bëhet' pishman

LSI 'zhduk' nga partia ish-kryetarin e Gjirokastrës, por më pas 'bëhet' pishman

Armand Mamani

Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë dy reagime kontradiktore, që përgënjeshtrojnë njëra-tjetrën, lidhur me ndalimin e drejtorit të Agjencisë së Trajtimit Social, Armand Mamanin. Në reagimin e parë, shpërndarë për mediat vetëm pak minuta pasi u publikua lajmi, LSI mohonte që Mamani të ketë qenë pjesë e LSI e aq më tepër kryetar i degës në Gjirokastër.

Sipas tyre, e gjitha kjo ishte një teknikë e "Rilindjes" për të tërhequr vëmendjen nga ngjarjet kriminale që kanë protagonistë  "klientët e tyre". Megjithatë reflektimi në kampin e LSI-së erdhi, edhe pse disa orë më vonë. Nga mohimi si kryetar dege në Gjirokastër, tashmë Mamani rezulton se ka qenë në krye të LSI në këtë qytet, por theksi është vendosur se bëhet fjalë për disa vite më parë.

Ndërkohë, nuk ka thënë asnjë fjalë për ngjarjen, por është mjaftuar duke thënë se ai nuk është më kryetar i degës së LSI-së. Edhe pse shprehet se është e gatshme që të japë informacion për Mamanin në media, por në realitet nuk e ka bërë një gjë të tillë. Më pas pjesa tjetër e reagimit të dytë i është "copy-paste" me të parin.

Reagimi i Parë
-LSI sqaron median dhe opinionin publik se Armand Mamani nuk ka qenë asnjëherë kryetar i LSI në Gjirokastër.
- LSI po ashtu përgënjeshtron prerë lajmet se arrestimi i tij është bërë në ambientet e kampit të Jalës si një fake neës bajat dhe i sajuar. Aktiviteti i përmbyllës i kampingut të Jalës u mbajt mbrëmjen e 30 gushtit ku foli kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi fjalë e cila u pasqyrua dhe live nga mediat. Largimi i të rinjve nga kampi ka nisur më 31 gusht nga ora 09:00.
- LSI është hapur në çdo moment për të dhënë të gjithë informacionin e duhur që lidhet më të për mediat dhe këdo tjetër me qëllim për të shmangur cdo abuzim dhe shtrëmbërim të qëllimshëm të informacionit. Përhapja e këtyre lajmeve është thjesht nje tentativë e dështuar e Rilindjes për të devijuar vëmendjen e opinionit publik me lajme të rreme nga realiteti i demaskimit të kriminelëve klientë të saj, që kanë damkosur Rilindjen si një frymëzuese e përdoruese e trafikantëve, të korruptuarve dhe të inkriminuarve që po i njeh tashmë gjithë Shqipëria dhe falë medias ndërkombëtare e gjithë bota mbarë.

Reagimi i dytë
-LSI sqaron median dhe opinionin publik se Armand Mamani nuk është aktualisht kryetar i LSI në Gjirokastër.
- LSI po ashtu përgënjeshtron prerë lajmet se arrestimi i tij është bërë në ambientet e kampit të Jalës si një fake neës bajat dhe i sajuar.
Aktiviteti i përmbyllës i kampingut të Jalës u mbajt mbrëmjen e 30 gushtit ku foli kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi fjalë e cila u pasqyrua dhe live nga mediat. Largimi i të rinjve nga kampi ka nisur më 31 gusht nga ora 09:00.
- LSI është hapur në çdo moment për të dhënë të gjithë informacionin e duhur që lidhet më të për mediat dhe këdo tjetër me qëllim për të shmangur cdo abuzim dhe shtrëmbërim të qëllimshëm të informacionit. Përhapja e këtyre lajmeve është thjesht nje tentativë e dështuar e Rilindjes për të devijuar vëmendjen e opinionit publik me lajme të rreme nga realiteti i demaskimit të kriminelëve klientë të saj, që kanë damkosur Rilindjen si një frymëzuese e përdoruese e trafikantëve, të korruptuarve dhe të inkriminuarve që po i njeh tashmë gjithë Shqipëria dhe falë medias ndërkombëtare e gjithë bota mbarë.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 02/09/2019 00:01

    Rrnofte Birisha na beni njerez me bllok ne dore

    Përgjigju
  • Tosi: 01/09/2019 19:14

    Si gjithmonë drejtorët e leshitdhise hajdutë me çizme, Tani Nafije Dybeku Baxhelles që ka plagjiature diplomë i mohon se kane mbaruar si njerez

    Përgjigju
  • Babe84: 01/09/2019 18:46

    Kete fytyre e njohin te gjithe ne Gjirokaster. Pervecse eshte nje njeri I lig ka qene edhe I perkedheluri I Zamira Ramit,ish kryetares se Bashkise Gjirokaster. Nje njeri imoral qe u kap mat madje edhe egziston edhe 1 video sesi shperdoronte vendin e punes kur ishte drejtor spitali. Kokrra e pushtit. Dihet QE I kane bere puç nga brenda kete here edhe dihet gjithashtu QE gjemb me kembe sdo I hyj por te pakten le ti hyje tartakuti se ky xhuxhmaxhuxh I shemtuar nuk eshte I papkrekshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë