Një punonjës i policisë private është arrestuar sot për vjedhje dhe shpërdorim detyre nga polica e Beratit.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga është vënë 59-vjeçari Barjam Jonuzaj, me detyrë punonjës i shërbimit SHRSF (Shërbimit i Ruajtjes së Sigurisë Fizike).

Ai dyshohet se është implikuar në vjedhjen e një sasie kablli elektrik me vlerë 2.500 dollarë, në sheshin e çpimit të pusit të naftës në fshatin Galinë, ku punonte si polic privat.

Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale, “vjedhje” dhe “shpërdorim detyre”.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)