TIRANË-Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, bënë të mundur sot arrestimin e punonjësit të rolit bazë të IEVP Korçë, Sokol Durmishllari, i datëlindjes 04.02.1988, lindur në Ersekë dhe banues në Korçë.
Gjatë ushtrimit të detyrës dhe në kundërshtim me rregulloren, si dhe duke mos zbatuar ligjin, polici ka tentuar të fusë në institucionin e IEVP Korçë një celular tip Nokia (i pajisur me kamera), një kartë telefoni dhe një karikues, të cilat i kishte fshehur në këpucë.
Durmishllari është arrestuar dhe mbi të rëndon vepra penale "Shpërdorim detyre", ndërsa kanë nisur tashmë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ai ishte punonjës i grupit të sigurisë në IEVP Korçë.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është e vendosur që të vijojë punën intensive në identifikimin e personave që abuzojnë me detyrën, me qëllim rritjen e transparencës dhe efektivitetit të punës në sistemin penitenciar. /ATSH/
/Shqiptarja.com