Arrestohet presidenti i Kastriotit
rrahu gazetarin e sportit, Ilnica

Arrestohet presidenti i Kastriotit<br />rrahu gazetarin e sportit, Ilnica
Pas akteve të pahijshme të dhunës në ndeshjen Korabi-Kastrioti në qytetin e Peshkopisë një situatë aspak e tolerueshme ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në kryeqytet.

Gazetari sportiv Eduard Ilnica është sulmuar fizikisht dhe është rrahur në mënyrë brutale nga presidenti i Klubit Sportiv Kastrioti, Alban Vogli në mes të kryeqytetit pas shkrimit që bëri për ngjarjet e pahijshme në fushën e blertë pak ditë më parë.

Vogli është arrestuar nga policia pas publikimit të lajmit për rrahjen brutale të gazetarit në një lokal dhe tentativës për ta marrë atë me dhunë në makinë. Gazetari Ilnica është dhunuar orët e vona të së hënës në zonën e “Zogut të Zi”  .

 eduart ilnica
Eduart Ilnica gazetari i dhunuar


(Deklarata e gazetarit, Ilnica)

Denoncimi
Klubi i Korabit të Peshkopisë përmes një statusi në faqen zyrtare ka denoncuar fillimisht dhunën e presidentit të Krujës, Alban Vogli. 
Eduard Ilnica

alban vogli

“Pa asnjë provokim një grup adoleshentesh te gjendur ne mesin e fushes goditen nga drejtues te Krujes midis tyre Alban Vogli, si dhe traineri i portiereve, dhe me pas drejt tyre vershon dhe pankina Krutane. Ne keto momente situata del jasht kontrollit per nje moment, pastaj policia ka qetesuar gjendjen”thuhet ndër të tjera në denoncimin e bërë.

alban vogli
Alban Vogli

Dhunën në stadiumin e Peshkopisë e ka denoncuar pas ndeshjes edhe Report TV me pamje ekskluzive nga momenti i ndeshjes. Pas denoncimit të Klubit dhe shkrimit të gazetarit Ilnica tek Telesport, presidenti i klubit të Kastriotit e ka dhunuar barbarisht Ilnicën.



Lajmi gazetari e ka shoqëruar edhe me një status në rrjetin social Facebook, ku shprehet "Shikojeni të dashur miq se çfarë bën zyrtari i klubit krutan në Peshkopi, i ashtëquajturi presidenti i Kastriotit Alban Vogli".

Eduard Ilnica

Menjëherë pas ngjarjes policia e shtetit ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë, ku një gazetar është dhunuar për shkak të detyrës. 

Ajo ka shoqëruar disa persona të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje. Policia e Tiranës, në një komunikatë të shpërndarë për mediat, disa orë pas ngjarjes, thotë se Presidenti i ekipit të Kastriotit ka tentuar ta marrë me dhunë në automjetin e tij tip “Volksëagen”, me targë AA229LB.

Rrëfimi i Ilnicës në telefon për Report TV
Në një prononcim për Report TV Ilnica rrëfen se 5-6 persona së bashku me Alban Voglin e tërhoqën forcërisht drejt një automjeti duke e rrahur dhe goditur me grushte derisa e lanë të shtrirë e të gjakosur pranë lokalit.

Ai thekson se gjithçka ndodhi pas një shkrimi që ai kishte bërë në gazetën Telesport ku dhe punon, për dhunën që ndodhi në ndeshjen mes ekipit të Korabit dhe Kastriotit vetëm pak ditë më parë.

“Për momentin jam jashtë rrezikut për jetën. Jeta është primare besoj. Për shkak të detyrës u dhunova, për një artikull që bëra në Telesport kundër dhunës që ndodhi në Peshkopi. Evidentova një rast të Presidentit të Kastriotit që godet në fushë. Ky person më zuri pritë në një lokal, më qëlloi pa asnjë lloj sqarimi dhe me të ishin mbi 5-6 persona që më dhunuan për më shumë se 2 minuta. Isha i pamundur dhe ka ardhur policia e më ka çuar në spital. Unë jam nën kontroll të mjekëve, do qëndroj derisa mjekët të më thonë që të dal nga spitali” tha Ilnica.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!