Arrestohet Prokurori Special në Mal të Zi, akuzohet si anëtar i organizatës kriminale

Arrestohet Prokurori Special në Mal të Zi, akuzohet si anëtar i organizatës kriminale

Prokurori Special malazez

Prokurori special Sasha Çagjenoviç është arrestuar sot në Podgoricë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të pjesëmarrjes në organizatë kriminale dhe disa vepra tjera penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare. Çagjenoviç është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit malazez.

“Sipas urdhrit të Prokurorisë Speciale të Shtetit, Departamenti Special i Policisë ia ka privuar lirinë prokurorit special S.Ç mëngjesin e sotëm”-shkruajnë mediat e huaja.

Dyshohet se Çađenoviç akuzohet për kryerjen e veprave penale duke nisur nga viti 2020 deri në 2022.

“Prokuroria Speciale e Shtetit do ta informojë publikun me kohë për veprimet e saj të mëtejeshme dhe gjendjen e procedurës dhe posaçërisht theksoj se organet shtetërore, mediat, shoqatat e qytetarëve, fytyrat publike dhe personat e tjerë janë të obliguar t'i përmbahen. Prezumimi i pafajësisë dhe deklarimi i tyre publik për procedurën është në zhvillim e sipër, të mos shkelin rregullat e tjera të procedurës dhe të drejtat e personit ndaj të cilit po zhvillohet procedura”, ka thënë prokurori i shtetit Vukas Radonjiç.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 09/12/2022 20:03

    Shqiperia,me korrupsionin dhe krimin shteteror me te larte ne Ballkanin Perendimor eshte ne vendnumuro. Ka vetem fjale,politikë te pistë dhe mbrojtje te korrupsionit shteteror si nga organet ligjzbatuese shteterore edhe ato the prokurorise e gjykate.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb