Arrestohet punonjësi i policisë në Korçë, i vendosi gjobë qytetarit nga Kosova 1000 lekë, por i merr 50 euro
Gjoba e vendosur nga polici
Një polic ‘gjobvënës’ është arrestuar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore në Korçë. AMP ka ndaluar punonjësin e policisë Enea Qose, i dyshuar për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.
Efektivi i policisë u ndalua pas ankesës së një shtetasi nga Kosova, i cili pretendonte se i ishte vendosur një masë administrative në kundërshtim me ligjin në vlerën 6 mijë lekë. Ai sqaronte se punonjësit të policisë Enea Qose i kishte dhënë shumën prej 50 euro për shlyerjen e kësaj mase administrative.
Nga veprimet hetimore të kryera pas sekuestrimit të bllokut të masave administrative të punonjësit të policisë Enea Qose, rezulton se masa administrative me numrin përkatës të serisë është me vlerë 1 mijë lekë, gjë e cila tregon mospërputhje me fletën e masës administrative të paraqitur nga denoncuesi.
Por ky nuk ishte rasti i parë i ‘gjobvënieve’ të policit, pasi në vazhdim të këqyrjes së blloqeve të administruar nga Enea Qose, konstatohen raste të ngjashme edhe për shtetas të tjerë, kryesisht të huaj, për të cilat po bashkëpunohet me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, me qëllim dokumentimin e plotë.
Lidhur me këtë rast, Drejtoria Rajonale e AMP Korçë ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.
.jpg)
Gjoba e saktë

Gjoba e dorezuar shoferit nga 1000 leke e shenuar 6000 leke
M.Q.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Reforma territoriale, mendoni se ndarja aktuale në 61 bashki është në rregull?
-
Duhen më shumë
20.5%
-
Duhen më pak
60.4%
-
Është në rregull
19.1%
Vota total: 1685
Lajme të tjera
-
Fëmijët e jetimores shanse për t’u kthyer në familje! 25 familje në Korçë e Vlorë trajtim për të rimarrë fëmijën
5 Korrik, 20:42
-
Tentoi të kalonte 2 emigrantë të paligjshëm me kamion, vihet nën hetim 38-vjeçari në Korçë
5 Korrik, 14:37
-
COVID shton frikën e infektimeve, në Fier 50% e tamponëve rezultojnë pozitiv! Në Pogradec, rreth 50 pacientë në ditë priten në urgjencë
4 Korrik, 21:00
-
Apeli për ndihmë me lot në sy i Albana Sejdos nga Bilishti: 2 fëmijë më kanë vdekur! Tre të sëmurë pa shtëpi dhe në kushte të mjerueshme jetese
2 Korrik, 17:45
-
10 krerë gjedhë të pamatrikulluar, kontrabandë nga Greqia, arrestohet 37-vjeçari, në kërkim edhe një person tjetër
2 Korrik, 12:36
-
Aksident në Korçë, humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, lëndohet shoferi 20-vjeçar
2 Korrik, 08:37
-
Aksident në Kapshticë, drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga! Ndërron jetë shoferi 31-vjeçar! (VIDEO)
1 Korrik, 17:25
-
Ryshfet deri në 100 mijë lekë, lihet në burg inspektori i AZHBR-së, ‘arrest shtëpie’ për blegtorin! Masat u morën pa avokat
1 Korrik, 17:12
-
Për të dytën ditë, reshje të dendura shiu dhe breshëri në Korçë (VIDEO)
1 Korrik, 16:30
-
‘Art në gur’, edicioni i X-të i simpoziumit të skulpturave! 60 vepra arti kthejnë në ‘muze’ qytetin e Korçës
30 Qershor, 20:43
-
'Çmendet' moti në Korçë! Reshje të dendura breshëri në të gjitha zonat, dëmtohen të mbjellat (VIDEO)
30 Qershor, 18:10
-
Shpallet në kërkim polici në Pogradec, përplasi me makinë 13-vjeçarin! Fajin e mori përsipër i vëllai, pamjet filmike ‘e morën në qafë’
29 Qershor, 17:54