Arrestohet në Fushë-Krujë Ramazan Rraja, VIDEO nga momenti kur i vihen prangat me pistoletë në brez! Policia: S'ka qenë asnjëherë në Dubai

DURRËS- Ramazan Rraja, një njeri i njohur i botës së krimit, nip i deputetit të PS-së, Rrahman Rrajës, është vënë në pranga mbrëmjen e sotme nga policia, teksa ishte i armatosur me pistoletë në brez e me fishekun në fole, gati për qitje. 30-vjeçari i shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijaku, u arrestua në një lokal në zonën e Fushë-Krujës.

Ramazan Rraja, sipas policisë që nga momenti i shpalljes në kërkim nuk është larguar në asnjë moment në Dubai, por fshihej në trekëndëshin “Durrës-Lezhë -Tiranë”.

Në momentin e arrestimit 30-vjeçari, shoqërohej edhe nga një njeri tjetër i botës së krimit, 39-vjeçari Louis Konomi alias Elton Llozhi, i shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit për “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim.

Në 20 janar 2023 për atantatin ndaj Ndojës u arrestuan Genti Ndërjaku alias Akil Ndërjaku, Marsel Deçka, Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija. Në 22 shkurt u arrestua në Abu Dhabi Amar Dritan Shkëmbit, në kërkim për atentatin janë edhe Julian Meçaj dhe Plaurent Dervishaj.

SPAK pretendon se Ramzan Rraja, bashkë me kushëririn e tij dhe persona të tjerë kanë organizuar atentatit ndaj prokurorit Arian Ndoja më 1 nëntor 2019. Në atentat mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, dhe u plagos Landi Muharremi “Rrumi i Shijakut” dhe ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja. 

Ramazan Rraja është pyetur nga policia në muajin tetor të vitit të kaluar, edhe për vrasjen e trefishtë të mbikalimit të Fushë-Krujës, ku mes të vrarëve ishte kushëriri i Ervis Martinaj, Brilant Martinaj. Ramazan Rraja ka qenë në kërkim policor për vrasjen e trefishtë të mbikalimit të Fushë-Krujës për t'u marrë në pyetje, por në atë kohë nuk është gjetur. Në muajin tetor, pasi është kthyer nga jashtë është paraqitur personalisht dhe më pas është lënë i lirë.

Kujtojmë se Rraja po ashtu, në 2021 u shpall në kërkim pasi hyri i maskuar e i armatosur në një lokal. Ramazan Rraja po ashtu më herët i arrestuar në Belgjikë dhe Gjermani për drogë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:52
Me pistoletë në brez, del momenti i arrestimit të Ramazan Rrajës

Është publikuar video e arrestimit të Ramazan Rrajës mbrëmjen e sotme nga policia. 30-vjeçari u arrestua në zonën e Fushë-Krujës, ndërsa në brez kishte pistoletë me fishekun në fole. Sipas policisë ai nuk ka qenë asnjëherë në Dubai, por fshihej në trekëndëshin  “Durrës-Lezhë -Tiranë”.

‘Falë inteligjencës informative, strukturat operacionale dhe ato hetimore të Policisë së Shtetit lokalizojnë, kapin dhe vënë në pranga një shtetas të shumëkërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Komploti”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit, në janar të këtij viti.

Kapet në një lokal në zonën e Fushë Krujës, me pistoletë në brez, me fishek në fole, gati për qitje, shtetasi R. Rr.

30-vjeçari, që nga momenti i shpalljes në kërkim, nuk është larguar në asnjë moment jashtë shtetit, por fshihej në trekëndëshin  “Durrës - Lezhë  - Tiranë”.

Në momëntin e kapjes, mbrëmjen e sotme, 30-vjeçari R. Rr. shoqërohej me një shtetas tjetër, në kërkim nga Policia e Elbasanit, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim.

Strukturat operacionale dhe ato hetimore të Policisë së Shtetit, në kuadër të procedimit penal për zbardhjen e atentatit ndaj prokurorit A. N., si dhe në zbatim të urdhrit të ndalimit të lëshuar nga SPAK, pas caktimit nga Gjykata, të masës së sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin R. Rr., kanë vijuar kërkimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Komploti”, të zhvilluar në janar të vitit 2023, nga Policia e Shtetit, për kapjen e 30-vjeçarit, strukturat operacionale dhe ato hetimore të Policisë së Shtetit dispononin informacion se shtetasi R. Rr. aktualisht  fshihej në zonën e Krujës.

Bazuar në këto informacione, mbrëmjen e sotme, në vijim të operacionit policor të koduar “Komploti”, u kap në një lokal në zonën e Fushë Krujës dhe u vu në pranga shtetasi i shumëkërkuar R. Rr., 30 vjeç.

Në vijim të këtij operacioni është kapur dhe vënë në pranga edhe shtetasi L. K. alias E. Ll., 39 vjeç, i cili shoqërohej me shtetasin R. Rr. dhe që ishte shpallur në kërkim në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, nga Policia e Elbasanit, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim. 39-vjeçari do t’i dorëzohet Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara maksimalisht për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.’- njofton polica.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rramja: 20/04/2023 10:32

    U harrua ky tani qe e ka ne dore Spaku kte zhulsin.pas 20 viteve ka harruar ku ka shpine kur te dal.po doli

    Përgjigju
  • Ups: 20/04/2023 07:35

    Miqt e Rames

    Përgjigju
    • Deni: 20/04/2023 09:45

      Po po,prandaj po kapen tek e rek

  • Iris: 20/04/2023 01:28

    Kushedi sa zbavitej, kur degjonte mediat qe thoshnin se eshte ne Dubai, ky <<trimi>> me kobure ne brez, qe ja vune prangat sot!

    Përgjigju
  • Alban: 19/04/2023 22:20

    Ca surrati

    Përgjigju
  • Ura: 19/04/2023 21:23

    I mbledh kriminelet kjo dreq fushate. Sidomos zonat kriminale te droges nen "udheheqjen" ramiste.

    Përgjigju
  • Zefi: 19/04/2023 21:09

    me hup vemendjen prej vrasjes ne Lezhe e hangri ky

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Basha uron shqiptarët për Krishtlindje: Zoti na udhëheqtë drejt së nesërmes më të mirë e më të begatë për të gjithë shqiptarët

Basha uron shqiptarët për Krishtlindje: Zoti na udhëheqtë drejt së nesërmes më të mirë e më të begatë për të gjithë shqiptarët