TIRANË-Djali 18-vjeçar i deputetit Mhill Fufi është arrestuar pasi së bashku me shokun e tij kanë rrahur një 16-vjeçar.
Geri Fufi dhe R.S, me datë 22.02.2017, ora 13:00, përballë shkollës “Besnik Sykja” kanë goditur me grushta D.S.
Por ky episod është i perseritur. Djali i Fufit është arrestuar edhe në vitin 2015 pasi ka kërcënuar një bashkëmoshatar se do ta vriste.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me bashkëmoshatarë të tij ndërsa pistoletën e fshehu në çantën e një shoqeje të klasës.
Fufi u arrestua dhe më 4 dhjetor 2015 në afërsi të shkollës “Besnik Sykja” në Tiranë. Për këtë ngjarje gjykata e dënoi me 1 vit burg të konvertuar në shërbim prove me kusht djalin e deputetit demokrat Mëhill Fufi.
Në muajin dhjetor të vitit 2015, Geri Fufi u dënua me akuzën e armëbajtjes pa leje, ndërsa pas arrestimit të tij policia e kryeqytetit deklaroi se parandaloi një vrasje e cila shkak kish patur një konflikt midis të rinjve në gjimnazin “Besnik Sykja”.
Sëbashku me Fufin në pranga ra dhe shoqa e tij e klasës M.Bufi e cila po ashtu është dënuar me kusht që për dy vite të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të shoqërohet me persona të dënuar.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com