RIMINI - Arrestohet një prej dy autorëve të cilët sulmuan me acid në fytyrë avokaten Lucia Annibali, 35 vjeç mbrëmjen e 16-prillit. Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin teksa tentoi për t’u larguar nga Italia, ai është shtetasi Altistin Precetaj 28 vjeç nga Shkodra.

Shkodrani në bashkëpunim edhe me një tjetër shtetas shqiptar i cili ende është në kërkim u filmua nga kamerat e sigurisë teksa i hodhi avokates acidin në fytyrë.

SULMI ME ACID
Avokatja u sumua në mbrëmjen e 16 prillit teksa kthehej në në shtëpinë e saj, në Pesaro. Ajo u dëmtua rëndë në pjesën e fytyrës dhe tek sytë, ndërsa ndodhet ende në spital. Hetimi, i koordinuar nga ana e Prokurorit Publik të Pesaros çoi policinë ne identifikimin e dy shqiptarëve.

Natën e sulmit u arrestua edhe ish-partneri i avokates 35-vjeçare Luca Varani 35 vjeç, i cili dyshohet se ka paguar për sulmin.

Annibali ishte ndarë prej tij kohë më parë për shkak të lidhjes së tij të dyfishtë, por Varani ende nuk kishte hequr dorë prej saj. Për shkak të refuzimit nga ana e avokates mendohet të ketë urdhëruar sulmin.

ARRESTIMI I SHKODRANIT, NJE NE KERKIM
Mediat italiane shkruajnë sot se 28 vjeçari nga Shkodra u arrestua në një banesë Novilara teksa kishte plan të largohej tërësisht nga Italia. Ai është arrestuar që natën e sulmit, por vetëm sot është prerë urdhërarresti ndaj tij.

Disa kamera kanë filmuar shkodranin të diskutonte me Varanin për mënyrën e sulmit, një veprim i cili është kryer nga një tjetër shqiptar me banim në Italinë e Veriut. Në të gjitha aeroportet, portet është shpërndarë fotoja e shqiptarit të dytë i cili mendohet se mund të jetë kthyer në Shqipëri.

AVOKATJA RREZIKON SHIKIMIN
Avokatja 35 vjeçare vazhdon të jetë e shtruar në spitalin universitar në Parma dhe ende gjëndja e saj nuk ka përmirësim. Sulmi me acid ka qenë i rrezikshëm dhe Annibali rrezikon të humbasë dhe shikimin.

Redaksia Online
(ad.ti/sg/ shqiptarja.com)