Një ditë pas aksidentit tragjik në Tiranë, është arrestuar shoferi i autobotit të UKT-së që përplasi për vdekje një 72-vjeçare që lëvizte me motor elektrik.

52-vjeçari u vu në pranga nga specialistët e qarkullimit rrugor, pasi mjeti që drejtonte u përfshi në aksidentin me pasojë vdekjen e gruas. Ngjarja ndodhi te bulevardi “Gjergj Fishta”, ndërsa 72-vjeçarja humbi jetën në vend.

Njoftimi i plotë i specialistëve të qarkullimit rrugor 

"U bë sot arrestimi në flagrancë të shtetasit A. B., 52 vjeç, pasi dje, mjeti që drejtonte është përfshirë në një aksident rrugor, me pasojë vdekjen e shtetases A. B., 72 vjeçe, e cila lëvizte me motomjet elektrik" 

 

______________

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë