Tiranë - Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi shiste kokainë dhe heroinë në doza.

Sipas njoftimit të policisë Spartak Alushi u kap në rrugën e Dibrës, në zonën ku edhe kryente aktivitetin kriminal.

Lënda narkotike e ndarë në doza u sekuestrua nga blutë si provë materiale.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, ka organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, operacionin policor të koduar "Flash".

Gjatë operacionit, u kap në flagrancë në Rrugën e Dibrës dhe u arrestua shtetasi:

-S. A., 37 vjeç, banues në Tiranë. 

Gatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit S. A., sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Heroinë, të ndara në doza, gati për shitje.

Ky shtetas dyshohet se siguronte lëndë narkotike dhe i ndante në doza, të cilat i shiste në zona të ndryshme, kryesisht në Rrugën e Dibrës. 

Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

_______________

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë