TIRANE-Një 23-vjeçare është arrestuar nga Policia e Durrësit si shkaktare të aksidentit me vdekje ndaj një të moshuari në autostradën Tiranë-Durrës. Tesi Hysi e goditi 75-vjecarin R.H në momentin që ky i fundit po kalonte trafik-ndarsen, duke e lënë të vdekur.
Sipas Policisë së Durrësit 23-vjeçarja, Hysi akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi mendohet se ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe sipas Policisë përplasja e të moshuarit ka qenë e forte, çka ka sjelle vdekjen e menjëhershme të tij.
Policia
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen:
• Tesi Hysi, 23 vjeçe, banuese në Durrës.
Më datë 02.12.2016, rreth orës 18:40, në autostradën Titanë – Durrës, duke drejtuar mjetin tip Volzvagen CADDY me targa DR 5189 E, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin këmbësor R.H. 75 vjeç, banues në Durrës.
Viktima ka qenë duke kaluar trafik-ndarësen në momentin që ka ndodhur aksidenti.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”parashikuar në nenin 290/3 të Kodit Penal.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com