Arrestohet shoku i 'zhdukur'/ Dyshohet se vrau Sokol Ramën në malet e Këlcyrës (VIDEO)

Policia ka arrestuar personin e parë për vrasjen e Sokol Ramës, i cili u gjet dje i pajetë në makinë në malet e Këlcyrës (lexo këtu). I arrestuari është Roland Milo, shoku i Sokol Ramës. Ai u prangos në banesën e motrës në Vaqarr, ndërsa po dërgohet në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës. 33-vjeçari Sokol Rama kishte humbur kontaktet me familjen e tij në fshatin Mamaj të Tepelenës prej datës 5 shkurt, ndërsa për herë të fundit ishte lokalizuar përmes telefonit në Përmet.

Ai u gjet i vdekur dje në makinën e tij në fshatin Mbrezhtan të Përmetit. Trupi i u dërgua në morg ku dhe u verifikua shkaku i vdekjes së tij. Nga këqyrja paraprake e trupit rezultoi se ishte vrarë me armë zjarri. Bashkë me të u zhduk tre ditë më pas, në datë 8 shkurt edhe shoku i tij Roland Milo nga fshati Miçan i Përmetit, i cili është arrestuar sot nga policia i dyshuar se mund të ketë qenë ai që e ka ekzekutuar me armë zjarri.  Sokol Rama është një emër i njohur për policinë, pasi më parë ka qenë i ndaluar për disa vjedhje. Dyshimet e policisë lidhen me një konflikt të mundshëm për trafikun e kanabisit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj