I zhdukur prej 6 shkurtit, gjendet i vdekur në malet e Këlcyrës, Sokol Rama.
33-vjeçari Sokol Rama kishte humbur kontaktet me familjen e tij në fshatin Mamaj të Tepelenës, ndërsa për herë të fundit ishte lokalizuar përmes telefonit në Përmet. Ai u gjet i vdekur në makinën e tij në fshatin Mbrezhtan të Përmetit. Trupi i u dërgua në morg ku dhe u verifikua shkaku i vdekjes së tij. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës dyshohet se ai është vrarë me armë zjarri.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Bashkë me të u zhduk tre ditë më pas, shoku i tij Roland Milo nga fshati Miçan i Përmetit, por për të ende nuk ka informacione se ku ndodhet. I riu nga Përmeti, dyshohet se është fshehur vetë pasi dyshohet se është përfshirë në disa ngjarje të jashtëligjshme me Sokol Ramën.
Sokol Rama është një emër i njohur për policinë, pasi më parë ka qenë i ndaluar për disa vjedhje. Dyshimet e policisë janë se zhdukja e Sokol Ramës, tashmë i gjetur i vdekur, dhe e shokut të tij të ketë lidhje me transportin e lëndëve narkotike, pasi Rama është identifikuar nga Policia lokale si transportues droge.
Familjarët e Sokol Ramës dhe shokut të tij kishin denoncuar zhdukjen e tij në Komisariatin e Policisë Tepelenë.
.
Vendi ku ka rënë makina e Sokol Ramës
Vendi ku ka rënë makina e Sokol Ramës
G.M./Shqiptarja.comKomente

