Një shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi u kap më sasi hashashi dhe kokainë gjatë kontrollit të banesës së tij.
Shqiptari ishte prej muajsh në hetim dhe vëzhgim nga polica derisa sa kryen operacionin e bastisjes së shtëpisë së tij, ku u gjet një sasi hashashi, kokaine dhe një pistoletë.
Shqiptari cilësohet nga policia greke si një person me rrezikshmëri të lartë, por nuk bëhet i ditur emri i tij. Sipas policisë, pas shqiptarit të arrestuar qëndron një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të drogës në Greqi.