Dhunoi bashkëshorten, arrestohet shqiptari në Greqi: Nuk kishte bërë punët e shtëpisë

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet shqiptari në Greqi: Nuk kishte bërë punët e shtëpisë

Foto ilustruese

GREQI- Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi ushtroi dhunë ndaj gruas së tij pasi nuk kishte bërë punët e shtëpisë.

Sipas mediave greke, dhuna në familje ka ndodhur më 16 shtator në Volos dhe ishte fqinji personi që njoftoi menjëherë Policinë sapo dëgjoi thirrjet për ndihmë të gruas.

Në momentin kur Policia u shkoi në shtëpi, bashkëshortja e tij është ankuar se i shoqi ka ardhur në shtëpi i dehur, i ka bërtitur dhe më pas e ka rrahur. Ai e goditi me grusht dhe më pas e kapi nga krahu dhe u përpoq t'i thyente kyçin e dorës. Prej shumë vitesh është viktimë e dhunës në familje, por siç ka përmendur, i pranon këto sjellje dhe nuk flet dhe as nuk e kishte denoncuar më parë të shoqin. Mirëpo pardje ajo u frikësua shumë dhe u largua menjëherë nga shtëpia duke marrë me vete fëmijën e tyre.

Por 40-vjeçari, i paidentifikuar për mediat greke, tha se ka pasur vetëm një moment tensioni sepse gruaja e tij nuk e kishte pastruar shtëpinë. Tashmë ai është arrestuar për dhunë në familje dhe do të dalë para Gjykatës për t'u njohur me dënimin e tij.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave