Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi u kap me një sasi eurosh që dyshohen se janë të falsifikuara.

Ai është vënë në pranga kur po udhëtonte me një makin Fiat Punto në territorin e Afragola (Napoli).

Pas një hetimi ai ka rezultuar me precedentë penal dhe më pas është kryer një hetim më i thelluar.

Mediat italiane raportojnë se eurot ishin të fshehura në pjesën e brendshme të automjetit. Atij iu sekuestruan rreth 1998 kartëmonedha të falsifikuara me vlerë në total rreth 70,040 euro.