Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cavarzere të Italisë, ku një 43-vjeçar shqiptar tentoi të vrasë gruan e tij.

43-vjeçari donte t’i vinte flakën bashkëshortes me benzinë, por fatmirësisht ndërhyri djali i tyre 15-vjeçar, shkruajnë mediat italiane.

I mitur, duke parë se çfarë po ndodhte, fshehu çakmakun. Kështu arriti gruaja t'i thërriste karabinierët, të cilët, me të mbërritur, e gjetën 43-vjeçarin ende në shtëpi, i cili më pas u arrestua.

Incidenti ishte kulmi i një cikli të gjatë dhune. Pas 20 vitesh martesë dhe abuzimi, këtë herë gruaja arriti ta denonconte atë.

Shqiptari tanimë ndodhet në burgun e Venedikut dhe do të dalë para drejtësisë me akuzë e tentativës për vrasje.