DURRES - Një automjet, në gomat e të cilit ishte fshehur drogë është kapur në portin e Durrësit teksa tentonte të kalonte drejt Barit.

Shtetasi shqiptari, posedues i drogës është Endris Saqellari 28 vjeç nga Lapraka.

Në makinën e tij me targa AA158DY u gjetën gjatë kontrollit të policisë 6 kg kanabis.

Lënda narkotike dhe makina është nën sekuestro nga policia, ndërsa shqiptari është vënë nën pranga për trafikim të lëndëve narkotike.

(ad.ti/shqiptarja.com)