Një shqiptar u arrestua në kufirin greko-shqiptar me mbi 4 kilogramë marijuanë.

Shqiptari, mosha e të cilit nuk bëhet e ditur e as identiteti, u kap në Kestrini, Igumenicë duke kaluar me këmbë e duke mbajtur një çantë shpine brenda të cilës u gjetën dhe sekuestruan 3 pako me 4 kg 370 gram marijuanë ndërkohë gjatë kontrollit trupor, në xhup iu gjetën dhe sekuestruan 1.6 gram hashash.