Arrestohet trafikanti shqiptar, ‘koka’ e drogës në Spanjë! Policia shkatërron dy banda kriminale, sekuestrohen 10 ton hashash (VIDEO)

SPANJË- Policia spanjolle ka shkatërruar dy banda kriminale të drogës, duke sekuestruar 10 ton kanabis në brigjet e Katalonjës. Nga ky megaoperacion policor janë arrestuar 10 trafikantë dhe 51 të tjerë.

Nga operacioni i koduar “Maius” u vunë në pranga 19 persona në Algeciras dhe Tarragona, ku ndodheshin drejtuesit kryesorë të rrjetit.

Në operacionin e dytë ‘Drift’, Garda Civile ka arrestuar trafikantin më të madh të kanabisit në Katalonjë gjatë vitit të kaluar, një burrë me origjinë shqiptare, me banim në qytetin Viladecans të Barcelonës.

Bandat jo vetëm që fusnin drogën në Spanjë, por edhe eksportonin atë drejt vendeve të tjera europiane, ku trefishonin vlerën në tregun e zi.

Operacioni “Drift”, i cili përfundoi të martën e kaluar, ka rezultuar me 30 të arrestuar në Alicante, Tarragona, Barcelonë, Murcia dhe Ishujt Balearik, si dhe ndërhyrjen e pesë trafikantëve të drogës dhe më shumë se 5 mijë e 700 kilogramë hashash.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai