Pas spekulimeve të shumta nga java e kaluar në Britani, tashmë Hazard do të jetë pjesë e Real Madrid. Pas këmbënguljeve të shumta jo vetëm të Los Blancos dhe veçanërisht të trajnerit Zinedine Zidane, belgu do të lërë Chelsea-n pas 7 vitesh në Londër për të përfaqësuar madrilenët.
Por ajo çfaër bie në sy është shifra. Ende nuk ka një qëndrim zyrtar nga të dyja ekipet por ajo çfarë flitet në mediat më të besuara në ishullin britanik, flitet për shifrën e 130 milion paund.
Kjo është goditja e dytë për madrilenët pas asaj të Joviç për shifrën e 60 milion euro. Ndërsa nga ana tjetër për Chelsea-n është një humbje e madhe ikja e yllit të saj por Hazard, pikërisht sezonin 2019-2020 ku skuadra londineze është e detyruar të mos transferojë lojtarë për shkak të dënimit nga FIFA.
Por kjo shifër është e pajustifikueshme.