Arrihet marrëveshja BE - Britani 
Cameron: Në interesin e Londrës

Arrihet marrëveshja BE - Britani <br />Cameron: Në interesin e Londrës
Kryeministri britanik David Camerun duket se është zbutur pas takimit të dytë me presidentin i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, mbi vendimin që vendi i tij të vazhdojë të jetë pjesë e bllokut. 

Cameron ka thënë se projekt-marrëveshja do të sjellë ndryshimet thelbësore që ai ka kërkuar, megjithatë kanë mbetur edhe disa detaje për t’u përpunuar përpara samitit të BE-së më 18 dhe 19 shkurt.

Marrëveshja, e publikuar nga presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, përfshin ndërprerje urgjente të përfitimeve për emigrantët.

Londra, fillimisht, ka lobuar për një ndalesë katërvjeçare të pagesave për emigrantët, të cilët kanë përfitime dhe ulje të taksave në Mbretërinë e Bashkuar, por kjo është pritur me rezistencë të ashpër nga Polonia dhe shtetet e tjera lindore të BE-së, të cilat kanë thënë se masa mund të diskriminojë qytetarët e tyre që punojnë në Britani.

Propozimet e tjera në marrëveshje kanë të bëjnë me një mekanizëm që do t’iu japë vendeve jo-anëtare të Eurozonës, të tilla si Mbretëria e Bashkuar, më shumë siguri se ato do të konsultohen për vendimet e Eurogrupit, por pa pasur të drejtën e vetos.

Aspektet e tjera të propozimeve të Tuskut përfshijnë edhe dhënien e më shumë pushteti për parlamentet kombëtare dhe një marrëveshje që Londra nuk duhet të angazhohet për integrimin e mëtejshëm politik brenda BE-së. Pozitive marrëveshjen e ka cilësuar edhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën