Prishtine, 27 nëntor/ATSH/-Këshilli i Byrosë Evropiane të Sigurimeve i ka akorduaruar kompanive Kosovare të Sigurimeve të kenë një buxhet unik prej rreth 3 milionë eurosh, i cili mund te avancojë duke procesin errugës deri tek kartoni i gjelbër' , kanë njoftuar burimet nga Brukseli.
Në mbledhjen e sotme në Bruksel, në Asamblesë së Përgjithshme e Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) në të cilën përveç antarëve të asamblesë të pranishëm ishin ZVKM Edita Tahiri, sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Byrove Greet Flore, kryesuesi i delegacionit evropian për bisedime në fushën e sigurimeve Alexis Hupin, zv guvernatoret e BQK-së Fehmi Mehmeti dhe Fatmir Gashi.
Kjo marrëveshje lehtëson lëvizjen e qytetarëve dhe është ngjarje historike për Kosovën. Nëse çdo gjë shkon sipas planit, implementimi i saj do të fillojë në nga viti i ardhshëm.
Sipas Rrahim Pacollit marrëveshja ne fjalë e cila përfshin padyshim edhe qytetaret e Kosovës Lindore, ky fond do të jetë një shtet evropian i cili garanton, seriozitetin e kompanive kosovare qe shpien drejt pranimit të kartonit të gjelbër.
"I emëruar nga Qeveria e Kosovës në cilësinë e kryesuesit të Grupit Teknik për bisedime me palën serbe në fushën e sigurimeve dhe Kartonit të Gjelbër, kam nderin dhe kënaqësinë të ju njoftoj që pas një serie të gjatë takimesh me ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian dhe palën serbe, qytetarët e të dy shteteve kanë mundësinë të hyjnë në territorin e shtetit nënshkrues të marrëveshjes me policë valide të sigurimit, pa pagesë shtesë.
Në këtë mbledhje raportuam për takimet e mbajtura në Bruksel e në veçanti marrëveshjen për njohjen reciproke të policave të sigurimit të detyrueshëm të autopërgjegjësisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje u hodh në votim dhe u miratua në mënyrë unanime nga Asamblea e Përgjithshme e BKS-së", ka sqaruar Pacolli.
Këshilli i Byrove përveç rolit të mbikqyrësit të zbatimit të marrëveshjes, do të bashkëpunojë me institucione të vendit për kalimin në etapën tjetër , me ç'rast do të hapet një pikë e Këshillit të Byrove në Prishtinë, përmes së cilës qytetarët do të mund të pajisen me Karton të Gjelbër për të udhëtuar drejt shteteve Evropiane.
Pacolli këtë marrëveshje te sotme në Brukseli për kartonin e gjlebërt e kishte paralajmeruar para nje jave ne nje interviste për "Presheva jonë". "Në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve "Presheva Jonë", i emëruari nga Kryeministria si kryesues i delegacionit teknik për bisedime rreth sigurimeve kufitare, Rrahim Pacolli është shprehur i bindur se shumë shpejtë Kosova do të jetë pjesë e Kartonit të Gjelbër, nga i cili do të përfitojnë qytetarët e Kosovës, bashkatdhetarët, si dhe qytetarët e Luginës së Preshevës.
"Jam optimist që deri në mes të vitit 2015, do të arrijmë edhe te etapa e fundit, e të na ipet e drejta për shitjen e Kartonit të Gjelbër nga kompanitë e sigurimeve, gjë që nënkupton se bashkëatdhetarët që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës do të mund të hyjnë në territorin e Kosovës me policat e sigurimit që posedojnë ", tha Pacolli./preshevajone/./z.t/












