Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës ka njoftuar abonentët se gjatë ditës së nesërme, banorët mund të kenë probleme në furnizimin me ujë në të gjithë zonën e shërbimit përfshirë qytetin e Durrësit, zonat e fshatrave, zonën turistike Maminasin dhe Shijakun

Sipas njoftimit shkak është ndërprerja e planifikuar e energjisë elektrike nga Operatori i Sistemit të Transmetimit i cili do të stakojë linjën 110 kV L110-36 Laç 1 - Fushë Kuqe nga ora 09:00 deri në orën 14:00.

Nga kjo linjë furnizohen me energji elektrike stacionet e pompave: Fushë Kuqe, Fushë Milot dhe Fushë Krujë, të cilët furnizojnë me ujë të gjitha zonat e prekura.

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës u kërkon qyetetarëve mirëkuptim për këtë situatë të përkohshme!