Arrihet marrëveshja politike
Rama-Basha: Jemi dakord 100%
VIDEO/Rama e Basha shtrëngojnë duart publikisht20 pikat e paketës McAllister+ zgjedhje në Korrik

Arrihet marrëveshja politike<br />Rama-Basha: Jemi dakord 100%<br />VIDEO/Rama e Basha shtrëngojnë duart publikisht20 pikat e paketës McAllister+ zgjedhje në Korrik
Më në fund pas 90 ditësh krizë politike dhe pas tre orësh takim kokë më kokë, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha kanë arritur marrëveshjen e shumëpritur nga të gjithë, shqiptarë dhe ndërkombëtarë.
 
Pas përfundimit të takimit, Lulzim Basha dhe Edi Rama kanë dalë së bashku nga Kryesia e Kuvendit, ndërkohë që kryetari i PD ka dhënë lajmin e madh, që marrëveshja është arritur.
 
Basha deklaroi se marrëveshja e arritur, bazohet te paketa e "McAllister+" ndërkohë që nesër do të detajohet.
 
"Kemi një marrëveshje të bazuar në paketën “McAllister+” që është propozuar ga SHBA. Ajo do të detajohet në 24 orët e ardhshme dhe vetëm pas detajimit do të kemi një komunikim publik" tha Basha.
 
Ndërkohë që Edi Rama deklaroi "Sa më takon mua më lejoni që të jem 100% dakord me atë që tha kreu i opozitës".

Asnjë nga të dy nuk dha detaje mbi datën e zgjedhjeve, ndërsa në fund dy liderët e shumicës dhe të opozitës u larguan me një shtrëngim miqësor duarsh, që rrallë herë ka ndodhur mes politikanëve në Shqipëri.
 
Pas lajmit për arritjen e marrëveshjes, Lulzim Basha u drejtua për te çadra e lirisë për të dhënë lajmin.
 
Nga çadra, Basha deklaroi se nesër do të nisim përgatitjet për t'u dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira.
 
"Gjithçka ka ndryshuar, nesër nisim përgatitjet për t'iu dhënë shqiptarëve zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe për të nisur së bashku rrugën drejt një Shqipërie që do të ndryshojë, bazuar në vullnetin tuaj" deklaroi Basha nga çadra.
 
Basha tha se çadra do të vazhdojë akoma të qëndrojë e hapur, deri në detajimin e marrëveshjes së sapo arritur.
 
"Çadra nuk do të mbyllet. Në fillim të detajojmë marrëveshjen dhe pastaj të japim lajmin e mirë".    
rama basha





Marrëveshja mbi paketën McAllister +/ Çfarë parashikon  
Rama dhe Basha deklaruan vetëm se marrëveshja u arrit bazuar mbi paketën McAllister +, por pa dhënë asnjë detaj më shumë. Kjo është një paketë ku shkrihen propozimet e paketës së mëparshme të McAllister por të ndërlidhura me propozimet e Ramës në tryezën e dialogut tek Presidenti.
 
E djathta është tërhequr qeveria teknike, nga votimi elektronik dhe kushtet për Vettingun, dhe zhvillimi i zgjedhjeve ne Vjeshte.
 
Kjo e fundit pasi paketa McAllister parashikon shtyrjen e zgjedhjeve deri ne 16 Korrik.
 
Gjithashtu paketa parashikon zv/kryeministrin, 4 ministra, kryetari i KQZ, Avokati i Popullit, por mbi të gjitha ndryshimin e Kodit Zgjedhor.
 
Tashmë pritet që nesër dhe në 24 orët në vazhdim të detajohen dhe të hidhen në letër të gjitha ato që u vendosën sot nga takimi Rama-Basha. 

Iniciatorët e takimit të fundit që solli marrëveshjen
PAA dhe PR ishin iniciatorët e takimit mes mbrëmjen e së mërkurës mes Rama-Bashës dhe partive të tjera parlamentare.
 
Takimi nisin në orën 20:00, ndërsa morën pjesë të gjitha partitë e vogla, por pas 2 orësh diskutime, Edi Rama kërkoi një takim 'kokë më kokë' me Lulzim Bashën.
 
Kryeministri dhe kryetari i PD negociuan për rreth tre orë dhe në përfundim dolën me marrëveshjen e arritur.

PARA TAKIMIT/ Rama e prek në sup, 'nxehet' Basha: Me ty kam punë brenda...
Edi Rama është kthyer në kohë nga takimi elektoral në Elbasan dhe ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit, teksa Lulzim Basha po komunikonte me gazetarët duke sqaruar deklaratat e tij mbi katolikët e veriut.

Rama ka qëndruar disa sekonda duke dëgjuar Bashën para Kryesisë së Kuvendit teksa po fliste për mediat, më pas kryeministri e preku në krah duke i ka thënë Bashës "O Lul, erdha unë, hajde lart tani.."
 
Ndërsa Basha i është përgjigjur Ramës me fjalët "Shko aty, se aty kemi punë, jo këtu".



[gallery]22313[/gallery] 

[gallery]22314[/gallery]



Zhvillimet nga takimi Rama-Basha ne Kryesine e Kuvendit 

Ora: 01:30 Festë të çadër, Basha: Nesër nisim përgatitjet për zgjedhjet e lira

Ora 01:28 Basha dhe Rama shtrëngojnë duart


 Ora: 01:25 Rama: Jam dakord 100% me kryetarin e PD
 
Ora: 01:20 Basha: Kemi një marrëveshje të bazuar tek paketa McAllister +.  Marrëveshja do të detajohet në 24 orë e ardhshme, e pastaj do kemi një deklaratë të plotë për detajet
 
Ora: 01:15 Përfundon takimi, arrihet marrëveshja politike Rama-Basha

Ora: 00:15 Vijojnë negociatat në Kryesi, Rama-Basha porosisin kafen e dytë
Takimi Rama-Basha vijon prej më shumë se dy orësh në Kryesinë e Kuvendit, ndërsa duket se negociatat do të vazhdojë akoma.
 
Kryeministri dhe kryetari i PD sipas burimeve të Report Tv nga Kryesia e Kuvendit kanë porositur kafen e dytë, pasi ndryshuan sallën ku nisën takimit fillimisht.
 
Ora: 11:50 Vijon takimi, Rama dhe Basha kanë ndryshuar sallën në Kryesi ku po diskutonin

Ora: 10:55 Burime nga tryeza, Rama: SHBA nuk është konsultuar me mua për paketën e integruar që i është prezantuar opozitës. Nuk kam dijeni për një paketë 'McAllister+'.

Ora: 10:45 Edhe Idrizi pro shtyrjes së zgjedhjeve: Tani presim përgjigjen e Ramës
Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi u shpreh se 16 korriku, duke iu referuar paketës McAlliste +,  është data e duhur për mbajtjen e zgjedhjeve dhe se i jep opozitës të gjitha garancitë e duhura.
Ai u shpreh optimist për takimin Basha- Rama tek Kryesia e Kuvendit se mund të arrihet një marrëveshje mes palëve.
 
“Kishte një diskutim, PDIU i qëndron faktit të McAllister, është një paketë e plotë dhe i jep opozitës garancitë e nevojshme, zgjedhjet s’bëhen për partitë por për votuesit. Data e paketës është një datë që arrin të ezaurojë të gjitha problematikat. Jam shpresë plotë për takimin Basha- Rama. Bëra thirrje që ne si shqiptarë ta gjemë gjuhën e përbashkët, shpresoj që takimi të arrihet me një marrëveshje. Është shumë më mirë që po takohen”, u shpreh Idrizi, 

Ora 22:30 LSI, Vasili: Dakord me paketën 'McAllister' dhe zgjedhjet në 16 Korrik
Kryetari i LSI, Petrit Vasili pas përfundimit të takimit ka deklaruar se paketa 'McAllister' jep garanci për opozitën, ndërsa është dakord për shtyrjen e zgjedhjeve në datë 16 Korrik. 

"Ishte një nismë e dobishme, pasi u njohëm me produktin e negociatave mes PS dhe PD, sipas negociatave të amerikanit Yee dhe me paketën 'McAllister', kjo ka qenë baza e diskutimit.
 
LSI e bindur në atë që paketa 'McAllister' duhet të zbatohet pikë për pikë, duhej pranuar që kur u bë publike, megjithatë nuk është kurrë vonë, i jep përgjigje krizës, i jep besim për zgjedhje të lira dhe është një paketë komprmosi për të gjithë e pranueshme.
 
Problemi kryesor vlerësimi i momentit dhe kohës, pasi cdo minutë kohë e humbur është në dëm të vendit, në dëm të stabilitetit dhe jo vetëm pakta 'McAllister', por gjithcka duhet parë në këtë dritë.
 
Data e zgjedhjeve? Paketa 'McAllister' ka një datë zgjedhjesh, 16 korriku, normale, pasi nuk krijohet gjë të jashtëzakonshme dhe që sigurisht është një limit i arsyeshëm në kohë, siguron një moment maksimal për mosbesimin e opozitës, por edhe një pikë e paanshme në paketën 'McAllister', që për mua është zgjidhje optimale.
 
Paketa amerikane ishte e integruar, kështu që besoj se nuk kemi hapësirë për të diskutuar më për këtë gjë.
 
Rama do të prononcohet vetë, ka një diskutim kokë më kokë mes Ramës dhe Bashës dhe shpresoj që pse jo, duhet të jemi shpresëmëdhenj për një komprmois, nuk ka arsye se jo.

'McAllister' është shumë e qartë për zgjedhjet
" tha Vasili. 



Ora 22:30 Vijon takimi Rama-Basha kokë më kokë në Kryesi

Ora 22:15 LIBRA, Hafizi: Duam standarde në zgjedhje
Pas përfundimit të takimit ka folur edhe deputetja e LIBRA-s, Hafizi.
 
Ne si Libra kemi pozicionin për standarde zgjedhore. Ne rolin tonë e kryem dhe unë u largova.
 
Rama dhe Basha janë në takim kokë me kokë. Standardet zgjedhore nuk rregullohen me emra ministrash por me administrimin e zgjedhjeve.
 
U diskutua paketa “McAllistër+. Ka pasur diskutime për datën e zgjedhjeve, por them se ne pranojmë çdo datë vetëm që të bëhen sipas ligjit
” tha Hafizi.



Ora 22:10 Mediu: Të gjitha partitë pranuan paketën McAllister +, përveç Ramës
Një nga iniciuesit e këtij takimi, Fatmir Mediu u shpreh se të gjitha partitë politike janë dakord me paketën McAllister +, përveç kryeministrit Rama.

Në fjalën e tij, Mediu u shpreh se opozita është e gatshme që nesër të mblidhet parlamenti të votohet Vettingu dhe të gjitha ligjet e tjera që përbëjnë atë. Ai u shpreh se Rama duhet të reflektojë dhe të pranojë këtë paketë.
 
"Opozita e gatshme ta implemetojë nga pika e parë, që nesër të mblidhet parlamenti, të votohet Vettingu. Të gjitha partitë ishin të gatshme, përveç Ramës. Vlerësoj angazhimin e PDIU LIBRA e LSI që shprehën gatishmërinë për pranimin e paketës. Rama duhet të reflektojë, Shqipëria nuk është e një personi. Ulëm në dialog partitë me qëllim që të gjejmë një zgjidhje për sa i përket situatës. Ndërkombëtarët e kanë marrë përgjigjen nga Basha, tani presin nga Rama", u shpreh Mediu. 



Ora 22:05 Përfundon takimi me aleatët, Rama dhe Basha takim kokë më kokë

Ora 22:00 Burime nga tryeza: Rama ka shpalosur qëndrimin e tij, zgjedhjet duhet te mbahen me 18 qershor

Ora 21:55 Burime për REPORT TV nga mbledhja: Rama i ka kërkuar takim kokë më kokë Bashës

Ora 21:40 Burime nga tryeza e partive parlamentare thone qe jane te pakta shanset per nje marreveshje.

Ora 21:20 Ben Blushi: S'pres zgjidhje nga tryeza Rama-Basha
Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi nuk është i pranishëm në tryezën që po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit për zgjidhjen e krizës politike.
 
E ndërsa nga LIBRA, përfaqësuese është Mimoza Hafizi, Ben Blushi përmes një statusi në Facebook ka shpjeguar arsyet se pse ka zgjedhur që të mos shkojë vetë.
 
Statusi i plotë i Ben Blushit/ PSE NUK JAM NË TRYEZË
Duke takuar njerëz të zakonshëm nëpër Tiranë. Nuk kisha pse ndërprisja takimet e planifikuara me ta për të marrë pjesë në një tryezë nga e cila nuk pres ndonjë zgjidhje, të paktën sonte.
 
Megjithatë Mimoza Hafizi është aty në emër të LIBRA, për të kërkuar standarte zgjedhore më të mira dhe mbajtjen e zgjedhjeve sa më shpejt që është e mundur.
 
Kriza ku kemi hyrë, zgjidhet vetëm me zgjedhje të shpejta dhe të shpeshta për të cilat LIBRA ështe gati.
 
Ne do pranonim cdo zgjidhje që garanton garë të ndershme të të gjitha partive dhe kandidatëve pa përjashtim.


Ora 21:05 Vijon takimi i Rama dhe Bashës me partitë parlamentare në Kryesi

Ora 20:10 Nis takimi në Kryesinë e Kuvendit

Ora 20:00 Arrin në Kuvend edhe kryeministri Rama

Ora 19:55 Mbërrin Lulzim Basha, prononcim për mediat

Ora 19:35 Mbërrijnë në Kuvend kryetarët e partive të vogla parlamentare

Ora 17:55 Ashtu sikur pritej edhe PD ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim, do te jete kryetari Basha.
 
Ora 17:45 Në takim edhe Vangjel Dule, Nard Ndoka dhe Dashamir Shehi

Ora 17:30  Kryetari i LSI, Petrit Vasili, i LIBRA-s Ben Blushi dhe i PDIU, Idrizi konfirmojnë pjesëmarrjen sonte në takim.

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Projeksionet e Fox News: Vota në 19 shtete, 105 vota elektorale për Trump dhe 72 për Kamala Harris! Gara e fortë

Projeksionet e Fox News: Vota në 19 shtete, 105 vota elektorale për Trump dhe 72 për Kamala Harris! Gara e fortë