Arrin në Serbi kontigjenti i parë i vaksinave të AstraZeneca, Vuçiç: Moment me shumë rëndësi!

Arrin në Serbi kontigjenti i parë i vaksinave të AstraZeneca, Vuçiç: Moment me shumë rëndësi!

Foto e vaksinës anti-COVID, AstraZeneca

Kontingjenti i parë i 150,000 dozave të vaksinës kundër koronavirusit, të kompanisë AstraZeneca, ka arritur në mëngjesin e së dielës në Serbi.

Aeroplani me vaksina, që ka ateruar në Aeroportin e Beogradit “Nikolla Tesla”, është pritur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Ai ka deklaruar se sigurimi i këtyre vaksinave është mundësuar nga bisedimet trepalëshe në mes të Serbisë, Britanisë së Madhe dhe Indisë, andaj në aeroport janë parë edhe përfaqësuesit e këtyre shteteve në Serbi, Sian McLeod dhe Vijay Kumar, respektivisht.

"Faleminderit për mbështetjen e Serbisë dhe për mundësinë që të importojmë nga India. Ky moment është me shumë rëndësi për ne," ka thënë Vuçiç.

Ambasadorja britanike, Sian McLeod, ka thënë se është e lumtur që sheh arritjen e vaksinave të kompanisë AstraZeneca në këtë shtet.

"Vaksinimi i botës do të thotë punë globale. Unë pres që këto vaksina të jenë në dispozicion në gjithë botën së shpejti," është shprehur ajo.

Vijay Kumar nga ambasada e Indisë, ka thënë se Serbia është vendi i parë në rajon që siguron këto vaksina të prodhuara në Indi.

"Kryeministri indian Narendra Modi ka thënë në disa raste që India do t'i bëjë kapacitetet e saj të prodhimit, të disponueshme edhe për vendet e tjera," ka deklaruar mes tjerash Kumar.

Vuçiq ka njoftuar edhe se Serbia pritet të sigurojë vaksinat tjera kundër koronavirusit, përmes mekanizimit ndërkombëtar COVAX, në fund të marsit ose fillim të prillit.

"Por para se të vijnë vaksinat nga programi COVAX, ne sigurisht që do të vaksinojmë dhe rivaksinojmë 1.1 ose 1.2 milion njerëz. Kjo përbën 20 për qind e popullsisë së rritur ", ka thënë ai.

Pas dërgesës të së dielës, Serbia konsiderohet një nga vendet e pakta në botë, ku qytetarët e saj do të jenë në gjendje të zgjedhin midis katër vaksinave të ndryshme kundër koronavirusit.

Ky shtet deri më tani ka siguruar vaksinën e kompanisë amerikane, Pfizer, atë ruse, Sputnik V, kineze Sinopharm dhe tani vaksinën e kompanisë AstraZeneca.

Kjo e fundit është miratuar nga Bashkimi Evropian në fund të janarit./ REL

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genci: 21/02/2021 12:21

    Furnizimi i Serbise me vaksina nga disa burime, thjesht tregon aftesine e Vucic per te drejtuar vendin

    Përgjigju
  • Bayron: 21/02/2021 11:16

    Anglezët anti Shqiptarë e Filo Serbë!..Scocezët ,wellsianët e Irlandezët janë vëllezërit tanë !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI