
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka falënderuar Gabriel Escobar, të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor për angazhimin e treguar në arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
‘Falënderoj të dërguarin e posaçëm amerikan Escobar dhe diplomacinë amerikane për angazhimin e tyre të fortë në mbështetje të dialogut të lehtësuar”, shkruan Lajçak në Twitter.
Postimi i Miroslav Lajçak në Twitter.
Lajmi kryesor:
Arrihet marrëveshja! Qytetarët do udhëtojnë në Kosovë e Serbi me ID-të e tyre! Kurti: Zgjidhjet, të jenë reciproke! Borrell: Arritje e BE










