Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, në blogun e saj ka paraqitur 12 nga arritjet më të mëdha në vitin 2015, në mesin e të cilave ka përmendur edhe arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo ka konstatuar se 2015-ta ka qenë një vit i vështirë dhe intensiv, por edhe vit i arritjeve të mëdha që BE dëshiron t’i vazhdojë edhe në vitin 2016.
“Këto arritje na kujtojnë se ka ende për t’u bërë dhe se diplomacia, këmbëngulja dhe optimizmi, mund të sjellë rezultate të mëdha”, ka thënë ajo.
“2015-ta ka qenë një vit kur Kosova dhe Serbia nënshkruan numrin më të madh të marrëveshjeve në ndërmjetësim të BE-së”, u shpreh Mogherini.
Bisedimet fituan një ritëm të ri, ka vlerësuar ajo, duke shtuar se ato do të vazhdojnë të jenë të vështira por, Prishtina e Beogradi kanë marrë një hap historik të rëndësishëm në rrugën drejt euro-integrimit.
“Kemi hapur kapitullin e parë në kuadër të bisedimeve me Serbinë, ndërsa Kosova ka nënshkruar MSA-në. Kjo është një arritje e madhe për Ballkanin por edhe për të gjithë evropianët”, ka thënë shefja diplomacisë evropiane.
Përveç këtyre, ajo ka përmendur edhe sfidat botërore me të cilat u përballen vjet shtetet e Evropës, siç janë migracioni nga Lindja e Mesme, terrorizmi.
Redaksia online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com