Antoneta Koçi është vënë gjithnjë në vëmendje sa i përket kritikave të saj ndaj Kiara Titos. Sipas saj, influencerja Kiara Tito është mendjemadhe dhe arrogante. Sipas saj, Kiara e ka injoruar gjatë disa xhirimeve në BBV dhe kundrejt disa konkurrentëve në shtëpi kishte qasje sikur ishin në publik.
Kjo qasje sipas Antonetës vjen si pasojë e famës që Kiara ka marrë në shtëpi, duke harruar se ashtu siç fama vjen edhe ikën, shpjegon ish konkurrentja.
“Kiara në thelb nuk mendoj se është vajzë e keqe, thjesht i fluturon mendja shumë shpejt. Pra, bëhet mendjemadhe shumë shpejt. Dhe është arrogante. Mua për shembull ta them tani më ka ndodhur në një nga situatat që kemi qenë me xhirime në Big Brother që kundrejt disa personazheve kishte një qasje sikur ishim publik.
Nuk kishte atë respektin që duhet të kesh për dikë që e njeh. Pavarësisht se në një moment mund të kesh shumë popullaritet, jetës nuk i dihet asnjëherë. Në një moment mund të jesh më e kërkuara, në një moment mund të jesh e harruara. As kokën nuk e ktheu për të përshëndetur njeri, thjesht shkoi te dy-tre personat që qëndron gjithmonë. Mendoj se herë-pas-here sillet në mënyrë të tillë që të pëlqehet, bën gjëra që do publiku“, tha Antoneta.
ti rroje luizi boni bingo.
Përgjigju