TIRANË - Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton mbi gjendjen e akseve rrugore në vend, pas rreshjeve të dëborës gjatë ditëve të fundit.
Sipas ARRSH-së mësohet se, në rajonin verior, konkretisht në Shkodër: Në akset e këtij rajoni ka trashësi të borës nga 20 - 40 cm. Në akset e Pukës, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hedhur kripë, ndërsa qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Në rajonin qendror Tiranë: Gjendja vazhdon të jetë me probleme në aksin Elbasan - Qafë Thanë, ku po vazhdon puna për hapjen e rrugës dhe kriposjen e aksit. Në aksin Komunë Dajt - Antena, Komunë Dajt - Bizë, dhe Qafë Priskë - Shkallë - Shën Gjergj, trashësia në rrugë ka arritur mbi 30 cm. Vazhdon puna për hapjen e rrugëve dhe kriposjen e akseve. Qarkullimi në këto akse bëhet me zinxhirë. Probleme për qarkullimin ka edhe në Steblevë, ku trashësia e borës është mbi 30 cm. Fadroma është duke punuar për pastrimin e aksit. Qarkullimi për momentin është i bllokuar.
Në rajonin jugor Gjirokastër: Në aksin Vlorë- Palasë, në Qafën e Llogorasë ka rënë 5 cm borë. Kalimi kryhet pa probleme. Vazhdon puna për kriposjen e aksit. Borëpastruesja po punon për pastrimin e aksit.
Qarku Korçë: Të gjitha akset e këtij qarku janë të kalueshme me zinxhirë. Në Dardhë, Qafë Qarri, Qafë Thanë, trashësia e dëborës deri në 30 cm. Po punohet për pastrimin dhe kriposjen e akseve nga kontraktorët. Në aksin Korçë-Kapshticë, Korçë-Petrushë, trashësia është deri në 15 cm. Firmat po punojnë për pastrimin e dëborës. Vazhdon puna edhe për kriposjen e akseve. Qarku Fier, Berat, Gjirokastër pa probleme në qarkullim.
ARRSH njofton se është shumë e rëndësishme që drejtuesit e automjeteve të lëvizin me zinxhirë bore në akset e caktuara. Drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimin për sigurinë e tyre dhe bashkëqytetarëve të tjerë, si dhe të jenë të vetëdijshëm se në akset problematike, fluksi i lartë i automjeteve ka sjellë dhe mund të sjellë edhe në vijim problematika të shumta, radhë, orë të gjata pritje, moslejimin e hyrjes së borëpastrueseve për të zhbllokuar akset e bllokuara./ATSH/
/Shqiptarja.com